Braçe i rikthehet debatit për Bankën e Shqipërisë: Ja shkeljet e Petraq Milos dhe të Presidentit Nishani

Braçe i kthehet debatit për Bankën e Shqipërisë. Kryetar i Komisionit te Ekonomisë në faqen e tij ne Facebook ka denoncuar faktin se pjese e kandidateve për anëtarë te Këshillit Kombëtar të PD-se është edhe Petraq Milo i cili aktualisht është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në BSH. Sipas Braçes, kandidimi në këtë rast shkel ligjin dhe kushtetutën pasi cenohet direkt pavarësia e Bankës së Shqipërisë. Për të argumentuar këtë fakt Braçe citon nenin 47 të ligjit mbi Bankën. “Çdo anëtar i këshillit mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se ai ose ajo: gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike”. Gjithashtu Braçe denoncon si skandal, intervistën e dhënë nga Presidenti Bujar Nishani te “Zëri i Amerikës”, ku kreu i shtetit deklaronte se ai mund të zgjedhe Guvernatorin dhe ky i fundit do të bëhej automatikisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Sipas Braçes ligji është i qartë. Këshilli Mbikëqyrës ka 9 anëtarë: 5 te propozuar nga kuvendi, 3 nga qeveria, 1 nga vete këshilli mbikëqyrës: të gjithë bëjnë 9-te. Sipas Braçes nëse ndodh që Presidenti të propozojë një anëtarë të ri e bën Këshillin me 10 anëtarë.
L.V
Add new comment