Rusia i propozon OKB-së një deklaratë kundër grushtit të shtetit. Dhe i referohet kërkesës amerikane të vitit 1933 kundër “virusit revolucionar”

Postuar në 27 Shtator, 2014 16:38

Rusia ka propozuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të adoptohet një deklaratë për mosnjohjen e grushtit të shtetit si një mënyrë për të ndryshuar regjimin në një vend. Ideja është hedhur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka nënvizuar s eka ardhur koha që të eliminohen nga komunikimi ndërkombëtar përpjekjete disa shteteve për t’u bërë presion në mënyrë ielgale, disa shtete të tjera. Për të argumentuar këtë propozim, Lavrov nuk ka munguar të sjellë një shembull, brenda të cilit ka edhe ironi. Ai i është referuar kërkesës së SHBA-së në vitin 1933, drejtuar asokohe Kremlinit e përmes së cilës kërkohej ndga Bashkimi Sovjetik garanci se nuk do të ndërhynte në çështjet e brendshme të SHBA-së dhe nuk do të përpiqej që të ndryshonte sistemin social-politik në SHBA. “Asokohe, Ëashingtoni i druhej nga virusi i revolucionit dhe garanci të tilla jepeshin në bazë të reciprocitetit. Ndoshta, është e dobishme që të riciklohen ato garanci duke përhapur kështu universalisht kërkesën e SHBA-së në atë kohë”, tha Lavrov.

http://en.ria.ru/world/20140927/193367669/UN-Declaration-Needed-to-Preve...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.