Deputetët grekë interpelancë me ministrin e arsimit: Tekstet shqiptare me propagandë antigreke

Disa deputetë grekë kanë shfaqur shqetësim për tekstet shkollore shqiptare. Në një artikull të botuar sot “Gazeta Shqiptare” thuhet se sipas deputetëve grekë, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e referencave irredentiste në librat e Gjeografisë apo ato të Historisë. Gjithçka nisi pas disa publikimeve në shtypin grek, që i referohen një artikulli të fundit për librat shkollorë të Gjeografisë së Shqipërisë në blogun në greqisht "Fjala e lirë e Gjirokastrës". Në artikullin e gazetës Shqiptare shkruhet gjithashtu se dy deputetë të Parlamentit grek kanë thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Andreas Loverdos, për të kërkuar menjëherë nga autoritetet shqiptare korrigjimin e këtyre teksteve shkollore. Sipas deputetes Tania Iakovidhou, Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për eliminimin e referencave irredentiste dhe përshkrimeve të cilat krijonin probleme në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje. Madje Greqia ka bërë hapin e parë, duke hequr nga tekstet e saj çdo lloj referimi nga minoriteti kombëtar grek. Nga ana tjetër, deputeti i partisë "Grekët e Pavarur", Terenc Kuik i konsideron tekstet shkollore shqiptare si një propagandë antigreke me anë të së cilës qeveria "Rama" synon pakicat e minoritetit grek në Shqipëri.
L.V
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/greqia-tekstet-shqiptare-me-propagande-antigreke-213437.html
Add new comment