Kosovë, i mundshëm opsioni i zgjedhjeve të parakohshme. Matoshi: “Presidentja nuk ka as fuqi politike, as intelektuale për zgjidhje të situatës”

Analisti Halil Matoshi vlerëson se për Kosovën tanimë ka vetëm një zgjidhje politike” zgjedhjet e parakohëshme, ose të jashtëzakonshme siç i quan ai. Matoshi nuk beson se Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do të jetë në gjendje të ndërmjetësojë një zgjidhje. “Dyshoj se presidentja e Kosovës ka këtë fuqi politike, edhe intelektuale, edhe morale që t'bëjë një premje andaj unë megjithatë e shoh se ka me pas disa përpjekje dhe mundësia e vetme duket se do të mbetet zgjedhjet e jashtëzakonshme", tha Matoshi për KTV. Mbeten edhe pak ditë nga seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 2 tetor, por palët politike nuk kanë lëvizur nga vendi.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/matoshi-presidentja-nuk-ka-fuqi-per-t...
s.z
Add new comment