Didi në konferencën rajonale të policisë: Bashkëpunim operacional në luftën kundër krimit të organizuar

Postuar në 28 Shtator, 2014 03:49

Artan Didi shprehet për bashkëpunimin rajonal dhe ofron kontributin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo deklaratë është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Konferencën e Drejtuesve të Policisë së Rajonit të Ballkanit. Nisma është ndërmarrë nga Italia si vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Kjo konferencë u mbajt në ambientet e zyrave qendrore të Europolit në Hagë, Holandë dhe kishte si synim prezantimin dhe njohjen me arritjet e punës së policive të vendeve të Rajonit të Ballkanit nga vendet e Bashkimit Europian. Drejtori i Përgjithshëm i Europolit, Rob Wainright, duke përshëndetur punimet e konferencës, evidentoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit midis vendeve të Rajonit të Ballkanit dhe BE-së në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Didi bëri një ekspoze të rezultateve të arritura nga Policia Shqiptare gjatë vitit të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe në mënyrë të veçantë kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Didi gjatë fjalës së tij gjithashtu vlerësoi kontributin e dhënë nga Europol dhe institucionet e zbatimit të ligjit të vendeve të rajonit në kuadër të operacioneve kundër strukturave të krimit të organizuar që operojnë në vendin tonë dhe më gjerë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.