Nesër shpallen fituesit përfundimtarë të universiteteve. 19 mijë të rinj gati për studime publike

“Gazeta Shqiptar” shkruan se ditën e hënë, 29 shtator Ministria e Arsimit do të publikojë listën përfundimtare të fituesve në universitetet publike, me të paktën 19 mijë student të rinj. Në këtë listë, veç maturantëve që kanë qenë fitues në listën e mëparshme, kanë shansin që ta gjejnë emrin edhe ata maturantë që nuk ishin shpallur fitues në asnjë prej 10 preferencave që kishin listuar në Formularin A2. Por sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, lëvizje më të madhe do të ketë në nivelin e preferencave. Kandidatët që do të jenë në listën përfundimtare, regjistrimin do ta bëjnë në sekretaritë mësimore të fakulteteve ku janë shpallur fitues, nga data 1 tetor deri në datën 7 tetor, me dokumentet përkatëse. Ndërsa ata maturantë që kanë qenë jashtë listës në fazën e parë, edhe në këtë fazë përfundimtare ka shumë pak shanse që të fitojnë. Sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, numri i kuotave të mbetura bosh nuk është shumë i madh, pra maturantët që kanë qenë jashtë listës së parë, nuk duhet të kenë shumë pritshmëri që të jenë në listën e fituesve.
L.V
Add new comment