Obama: Udhëheqja amerikane është konstante në një botë të pasigurt

Postuar në 27 Shtator, 2014 13:38

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Barak Obama tha se Amerika është duke marrë një rol udhëheqës në disa nga sfidat më të mëdha të botës, duke përfshirë edhe luftën për të degraduar dhe për të shkatërruar grupin terrorist ISIL dhe përpjekjet për të bashkuar botën kundër agresionit rus në Ukrainë. "Udhëheqja amerikane është konstante në një botë të pasigurt.", u shpreh  Presidenti Obama. Ai tha se Amerika është gjithashtu duke marrë rolin udhëheqës në luftën për të përballuar dhe luftuar epideminë Ebola në Afrikën Perëndimore, si dhe në angazhimin e më shumë partnerëve dhe aleatëve për të konfrontuar rritjen e kërcënimit të ndryshimit të klimës, "para se të jetë shumë vonë." Presidenti amerikan u shpreh se "njerëzit e botës shohin nga ne për të udhëhequr ... dhe ne e mirëpresim këtë përgjegjësi."

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.