OKB/ Ministri i Jashtëm rus akuza ndaj SHBA dhe BE. Citoi sulmet e NATO-s në Kosovë dhe e cilësoi “politikë arrogante të Perëndimit”

Postuar në 28 Shtator, 2014 03:37

Fjalimi i Lavrovit në OKB është dhe tregues i keqësimit të marrëdhënieve Rusi-Perëndim. Rusia, e goditur nga sanksionet e ashpëra të Perëndimit për rolin e saj në krizën e Ukrainës, i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e një “grushti shteti”, që rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus të Ukrainës në fillim të vitit. “Zëri i Amerikës” bën me dije se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në fjalën që mbajti në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se “Washingtoni ka deklaruar hapur të drejtën e vet për përdorimin e forcës së njëanshme” dhe se është, sipas tij “duke u përpjekur të vendosë për të gjithë, se çfarë është mirë, apo çfarë është keq.” Në komentin e saj radio “Zëri i Amerikës” thotë se; fjalimi i së shtunës i zotit Lavrov është treguesi më i fundit për keqësimin e lidhjeve mes Moskës dhe Perëndimit. Në fjalimin e tij, zoti Lavrov citoi fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 ndaj objektivave serbe në Kosovë, ndërhyrjen ushtarake të vitit  2003 në Irak dhe ndërhyrjen e vitit 2011 të NATO-s në Libi, si shembuj të asaj që ai e cilësoi “politikë arrogante të Perëndimit”.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/un-russia/2464997.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.