Manjani: Ndërhyrja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është emergjente

“Ndërhyrja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është emergjente” Kështu u shpreh nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, në një intervistë për RTV “Ora News”, përballë gazetares Jonida Shehu. Ai deklaroi se nuk është një ngjarje që ligjërisht mund të motivohet lehtë, por sërish ndërhyrja është e domosdoshme. Ndërsa shtoi se sipas tij po tentohet ç’politizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilin e ka pushtuar Partia Demokratike. Pas akuzave të Presidentit Nishani, gjatë intervistës në VOA pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD Çefa dhe anëtarit Lelçaj, është në shkelje me Kushtetutën, Manjani tha: ”Është mendimi i Presidentit, s’është ndonjë gjë e re. Nuk e gjykoj dot presidentin ka të drejtë apo s’ka të drejtë, sepse Presidenti është i një partie tjetër. Dhe punët e Partisë Demokratike, mirë është të mos i gjykojmë. Çeshtja e KLD-së nuk duhet parë si një veprim i shkëputur, që po bëhet një komision, apo po bëhet një hetim, apo po bëhet diçka tjetër. KLD është një ngjarje që s’ka lindur sot, ka disa kohë që KLD ka treguar që nuk është në lartësinë e detyrës, në lartësinë që kërkon ligji dhe jo mazhoranca, -ndersa Manjani shtoi, – Ajo që ka ndodhur me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, – dhe kjo është edhe një përgjigje për Presidentin, – Po patjetër që është një ndërhyrje e parlamentit, për të ç’politizuar drejtimin politik që i ka dhënë Presidenti i Republikës Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
L.V
Add new comment