Liri Berisha merr çmimin për "Arritjen Globale për Autizmin"

Postuar në 26 Shtator, 2014 07:23

Liri Berisha është nderuar dje në New York me çmimin për arritjen Globale për Autizmin.  Liri Berisha drejton  fondacionin “Fëmijët shqiptarë” që ka si synim, pikërisht trajtimin e fëmijëve autikë. Çmimi i është akorduar nga Bob dhe Suzanne Ëight që janë themelues të “Autism Speaks”. Në ceremoni, siç njofton ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në “Facebook”, ka qenë edhe Ban Suun-taek, bashkëshortja e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,  Ban Ki Mun.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.