Tryeza IV e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, Fyle mbërrin të hënën në Tiranë

Postuar në 26 Shtator, 2014 08:53

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle, pritet të vizitojë të hënën Tiranën, në kuadër të Tryezës së katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE, që do të zhvillohet më 29 shtator. Kjo tryezë do të jetë e para pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin qershor, kur u mbajt edhe tyreza e tretë. Por, bojkoti i opozitës në Kuvend rrezikon që Shqipëria të shkojë në këtë tyrezë pa një Këshill kombëtar të Integrimit. Ndërkohë ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka sqaruar se, “Komisioni i Integrimit është mbledhur për të diskutuar çështjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe ka vendosur që do të pritet opozita për t’ju rikthyer Komisionit në mënyrë që të merret një vendim për Këshillin Kombëtar të Integrimit”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.