Gjermania i jep përvojën Koresë, si mund të bashkohen dy shtete

Berlini dhe Seuli kanë ngritur një panel këshillimi që do të japë përvojën mbi politikën e jashtme, që Gjermania e ka nxjerrë pas ribashkimit. Por sipas “Deutsche Welle” ekspertët mendojnë se ribashkimi i Koreve është më i vështirë. Jo shumë aspekte të bashkimit gjerman kaluan me lehtësi. Mësimet e nxjerra në atë kohë kanë rezonancë edhe sot, prandaj disa politikanë, akademikë dhe burokratë, të cilët dhanë kontributin e tyre në ato kohë të vështira për Gjermaninë po ndajnë eksperiencën e tyre me një vend tjetër që është i ndarë prej dekadash. “Deutsche Welle” njofton se takimi i parë i panelit është planifikuar për t'u zhvilluar në muajin tetor në Seul dhe ekspertët thonë se kanë shumë çështje për të diskutuar. Një nga nevojat e para pas bashkimit të Koreve do të jetë asistenca ekonomike për Veriun dhe rindërtimi i infrastrukturës, që nuk ka ndryshuar që prej kohës së pushtimit japonez që përfundoi në vitin 1945. Veriu ka nevojë për reforma agrikulturore, një sistetm bankar tjetër, mënyrë tjetër qeverisjeje, sistem tjetër shëndetësor dhe shumë çështje të tjera. Ekspetët besojnë se procesi i bashkimi të dy Koreve do të jetë shumë më i vështirë se sa ribashkimi i Gjermanisë. Kjo për shkak se Gjermania Lindore kishte një industri disi moderne dhe ishte në dijeni të asaj që ndodhte përtej Murit të Berlinit. Koreano-veriorët nga ana tjetër nuk kanë një industri të zhvilluar dhe janë izoluar nga pjesa tjetër e botës që pas shpërthimit të luftës koreane në vitin 1950.
L.V
http://www.dw.de/si-mund-t%C3%AB-bashkohen-dy-shtete/a-17955959
Add new comment