Modeli i luftëtarit të lirisë që përfundoi në terroristin më të kërkuar

Postuar në 26 Shtator, 2014 09:39

Artikulli mban datën 6 dhjetor 1993 dhe është shkruar nga Robert Fisk në gazetën “The Independent”. Dhe është botuar në “Business Insider” më 6 dhjetor 2013, pra 20 vjet më vonë, edhe për të kuptuar dinamikën e ngjarjeve që kanë tjetërsuar tërësisht perceptimin e Osam Bin Laden në Perëndim. Interesant është fakti se Bin Laden, i vendosur në Sudan në këto vite, pyetet nëse kampet e ndërtuara janë për trajnim ushtarak, kurse përgjigja është origjinale: “Unë jam një inxhinier ndërtimi dhe një fermer. Nëse do të kisha kampe trajnimi këtu në Sudan nuk do të mund ta bëja këtë punë”.  Dikush në rrjetet sociale shkruante duke iu referuar kësaj fotoje: “Diferenca mes një terroristi dhe një luftëtari të lirisë është opinioni i një të bardhi”. Diçka e ngjashme po përcillet edhe për Bashar al Assadin, të cilin Perëndimi aktualisht duhet ta përfillë, por të cilin nuk e harrojnë dot kollaj. Vetëm dje emiri i Katarit, Al Thani, aleat i SHBA-ve në sulmet në Siri, do të deklaronte në “CNN” se për Katarin, armiku numër një në Siri është Assadi.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.