Kuvendi i PD-së, Mark Marku: “Përpjekjet, për të krijuar struktura ku Basha të ndjehet komod, por njëherësh edhe i kontrolluar nga Berisha”

Një ditë përpara zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-deputeti i kësaj partie, Mark Marku, ka dhënë disa mendime të vetat, në një intervistë për gazetën “Shekulli”. Çështja kryesore është padyshim zgjedhja e strukutrave drejtuese, pasi aty stabilizohen ekuilibret e brendshme të PD-së, që janë të brishta, aq më tepër që ka një pakënaqësi dhe kontestim edhe ndaj Lulzim Bashës. Ja se çfarë thotë ndër të tjera Marku: “Nisur nga mënyra se si po shkohet drejt zgjedhjes së strukturave më të larta drejtuese mendoj se përpjekjet po orientohen më shumë për të krijuar struktura ku Basha të ndjehet komod, por njëherësh edhe i kontrolluar nga Berisha. Kjo pengon në krijimin e strukturave që përfaqësojnë atë sistem vlerash që realisht përfaqëson qendra e djathtë në Shqipëri”. Problemi këtu qëndron në fund të fundit te vizioni dhe tek idetë, pra te njeriu kryesor. “Zoti Basha nuk po paraqet as vizionin e një opozite të re, as ndonjë tregues konkret të përpjekjes për krijimin e një gjëje të tilë: ai thjesht po meremeton zyrat e një karakatine të cilës i kanë degraduar themelet. Të shpresojmë që në kongresin e ardhshëm të duken e shenjat e një projekti të tillë, por deri tani ai thjesht po bën zëvendësime individësh që pak ndryshim kanë nga njëri-tjetri. E përsëris edhe njëherë idenë time se PD nuk duhet meremetuar por rithemeluar”, tha Marku.
Intervista e plotë: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=56553&kat=100
Add new comment