Arkiv-Lajme
Maqedoni, presidenti cakton në Këshillin e Sigurisë përfaqësues nga PDSH-ja. Reagon BDI-ja, që hedh poshtë edhe mundësinë për zgjedhje
Presidenti i Maqedonisë ka caktuar së fundmi pjesëtarët shqiptarë në Këshillin e Sigurisë. Mediat shqiptare në vendin fqinj raportojnë se asnjë prej tyre nuk vjen nga radhët e BDI-së, partia në pushtet, por nga radhët e PDSH-së së Menduh Thaçi. Vali Kreci, Flora Kadriu dhe Naser Sejdini jkanë anëtarët e rinjë shqiptarë të këshillit pranë Presidentit George Ivanov. Kjo lëvizje është interpretuar si sinjal se PDSH-ja në një farë mënyre do të jetë në qeverisje, teksa nga ana e BDI-së, ky veprim dëshmon për marrëveshjen e bërë për presidentin në zgjedhjet e para disa muajve.
“Panorama” shkruan se qeveria synon nxjerrjen nga qarkullimi të makinave të para ’95-ës. Preken 20 mijë njerëz
“Panorama” shkruan se qeveria shqiptare synon të nxjerrë jashtë qarkullimit automjtetet e para vitit 1995. Kjo masë niset nga shqetësimi për ndotjen e mjedisit. Mirëpo siç vlerëson gazeta nxjerrja nga qarkullimi i kësaj kategorie mjetesh prek 20 mijë njerëz. Propozimi ka ardhur nga Ministria e Mjedisit dhe për të mbështetur iniciativën nevojitet një fond prej 15 milionë eurosh.
s.z
Ebola mbërrin në SHBA. Njoftohet rasti i parë në Teksas
Ebola ka “çarë” karantinën afrikane për të mbërritur në SHBA. “Reuters” bën të ditur se në Teksas është verifikuar rasti i parë me virusin e Ebolas. Është një person që së fundmi ka qenë në Afrikën Perëndimore dhe ka shfaqur shenjat e sëmundjes disa ditë pasi është kthyer në Teksas. Ai po mbahet në një dhomë të izoluar në Texas Health Presbyterian Hospital në Dallas dhe njoftohet se autoritetet po bëjnë hetime për të verifikuar rastin.
“Kauza” e Obeliskut zbret në bazë. Kreu i PD-së, Cara: “Prishja, epsh antidemokratik”. Roshi: “Monumenti i ri, nuk është parë në rruzull”
Në emisionin “Tonight Ilva Tare” është diskutuar për çështjen e obeliskut të prishur në Kavajë, monument që imitonte dy gishtat, simbol i demokracisë, por edhe i demokratëve. Emisioni është zhvilluar me të dyja palët të pranishme, krerët e PD-së në Kavajë nga njëra anë dhe kreu i Bashkisë Elvis Roshi nga ana tjetër. “Gjaku i larë dhe nga etërit e këtyre që janë sot në pushtet ka bërë të mundur që irritimi i qytetarëve të Kavajës të jetë në shkallën maksimale. Kavaja simbolin e saj nuk ia fal jo Edi Ramës, por askujt. Akt vandal në mënyrë të njëanshme i kryer nga kryeministri Edi Rama.
Publikime “akademike” tonat në revista të huaja në këmbim të parave?
Ju kujtohet lajmi mbi artikujt akademikë të autorëve shqiptarë që publikoheshin në revista të huaja e që në këtë mënyrë shtiheshin në punë më pas për t’u graduar në lëmin akademik në Kosovë? Atëherë u fol për publikime të blera apo të rreme. Dhe është Ardian Vehbiu që në blogun e vet ‘Peizazhe të Fjalës’ flet për një variant të kësaj loje. Pasi është informuar nga burime të vetat, Vehbiu përmend tri revista medemek shkencore që kanë publikuar në gjuhën angleze, në këmbim të pagesave të bëra nga autorët, një seri shkrimesh të nënshkruara nga shqiptarë.
Elivar Golemi: "Arrestimin tim e mora vesh nga titrat televizive. Askush nuk më ka pyetur për auditimin e bërë. Pafajësia ime do të vërtetohet"
Elivar Golemi, ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë, arrestuar për skandalin e muajit korrik, ku u vodhën 713 milionë lekë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, të cilën po e ë përcjellim të plotë:
Nën akuzë për skandalin e gjykatës së Pukës, pezullohet kreu i Auditit në Prokurorinë e Përgjithshme
Kreu i Auditit në Prokurorinë e Përgjithshme, Thoma Janko, është akuzuar si i përfshirë në skandalin e Gjykatën e Pukës ku u përfshinë prokurorë, gjykatës, sekretar, e kancelar të këtij institucioni. Në dëshminë e tij para Këshillit të Prokurorëve pak ditë më parë, prokurori i Pukës Pëllumb Prençi ka deklaruar para eprorëve se personi që ka ndërhyrë për të ndikuar në kërkesën e tij si prokuror për çështjen gjyqësore, ka qenë zyrtari i Prokurorisë së Përgjithme.
Nuk njihen vitet e studimit në universitetet private me programe të paliçensuara, miliona euro në erë
Mund të llogariten si miliona euro të çuara dëm. Të gjithë studentët e universiteteve private që u mbyllën nëse kanë kryer studimet në kohën kur këto universitete nuk kanë qenë të licensuara, të vetmen zgjidhje që kanë është që të fillojnë studimet përseri në vit të parë. “Një pjesë e konsiderueshme e studentëve të universiteteve private që u mbyllën do të kthehen sërish në vit të parë, por këtë herë në universitetet publike.
Ankaraja bën kthesë: Pjesëmarrje në luftën kundër islamikëve, por pa hequr dorë nga rrëzimi i Asadit
Pas ngërçin që e mbante “të lidhur” Ankaranë me 50 pengjet turke të mbajtura nga ISIS, tani Turqia ka hequr dorë nga pozicioni i saj fillestar "pa-mua" dhe ka ndër mend që tani të mbështesë koalicionin nën drejtimin e SHBA, pa e hequr mendjen nga objektivat e saj në Siri. Objektivi më i rëndësishëm në këtë kuadër është rrëzimi i Presidentit Bashar al-Assad. Ka mundësi që Uashingtoni t'i ketë premtuar Turqisë një angazhim më të fortë kundër Assadit, thotë Dojçe Vele. Në kthim, Erdogani ka premtuar pjesëmarrje në aleancë.
PD refuzon ftesën e mazhorancës për bashkëpunim. Edi Paloka: As Fule nuk është bindës
Megjithë ftesën e hapur, plus dhe njëfarë ndjese nga kryeministri për aktin e dhunshëm të dy deputetëve të tij në parlament, Partia Demokratike refuzon ftesën e Ramës për bashkëpunim apo për miratimin në Kuvend të çdo kërkese për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Një ditë pas vizitës së Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule dhe apelit për kthimin e opozitës në Kuvend, kreu i deputetëve të PD-së Edi Paloka shprehet se opozita nuk mund të kthehet në Parlament kur ka një mazhorancë që jo vetëm shkel të drejtat e opozitës, por shkel gjithashtu edhe Kushtetutën dhe ligjet e vendit.