Nuk njihen vitet e studimit në universitetet private me programe të paliçensuara, miliona euro në erë

Postuar në 30 Shtator, 2014 14:41

Mund të llogariten si miliona euro të çuara dëm. Të gjithë studentët e universiteteve private që u mbyllën nëse kanë kryer studimet në kohën kur këto universitete nuk kanë qenë të licensuara, të vetmen zgjidhje që kanë është që të fillojnë studimet përseri në vit të parë. “Një pjesë e konsiderueshme e studentëve të universiteteve private që u mbyllën do të kthehen sërish në vit të parë, por këtë herë në universitetet publike. Autoritetet e arsimit ju kanë dhënë një shans të dytë të gjithë studentëve të cilët kanë ndjekur studimet në programe të palicensuara nga ministria e Arsimit, ndonëse universiteti mund të ketë qënë i licensuar”, ka thënë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila thotë se kjo do të jetë e vetmja zgjidhje.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.