Ankaraja bën kthesë: Pjesëmarrje në luftën kundër islamikëve, por pa hequr dorë nga rrëzimi i Asadit

Postuar në 30 Shtator, 2014 12:44

Pas ngërçin që e mbante “të lidhur” Ankaranë me 50 pengjet turke të mbajtura nga ISIS, tani Turqia ka hequr dorë nga pozicioni i saj fillestar "pa-mua" dhe ka ndër mend që tani të mbështesë koalicionin nën drejtimin e SHBA, pa e hequr mendjen nga objektivat e saj në Siri. Objektivi më i rëndësishëm në këtë kuadër është rrëzimi i Presidentit Bashar al-Assad. Ka mundësi që Uashingtoni t'i ketë premtuar Turqisë një angazhim më të fortë kundër Assadit, thotë Dojçe Vele. Në kthim, Erdogani ka premtuar pjesëmarrje në aleancë. Megjithë luftimet në kufirin e Turqisë me Sirinë pranë Kobanes dhe kërcënimit të IS se do të ndërmarrë atentate në Turqi, Ankaraja nuk pranoi me javë të tëra që të marrë pjesë në aleancën ndërkombëtare kundër xhihadistëve. Vetëm pas një vizite në Kombet e Bashkuara, Presidenti Erdogan shpalli një kthesë radikale: "Kushtet kanë ndryshuar", deklaroi ai. Lirimi i 50 pengjeve turke, të cilat qenë tri muaj në duart e IS i dhanë sipas tij Turqisë liri veprimi. Tani Erdogani kërkon një zgjerim të sulmeve kundër IS në Siri. Kërkesa të tjera të Turqisë janë edhe ndalimi i fluturimit mbi pjesë të Sirisë dhe ngritja e zonave tampon në territorin sirian. Parlamenti turk do të diskutojë menjëherë pas kthimit nga pushimi i gjatë i verës të enjten për një ligj për dërgimin e ushtrisë për mision në Siri. Përmbajtja e saktë e ligjit ende nuk njihet, por ai do të shërbejë njëkohësisht edhe si bazë juridike për një mision të mundshëm në Irak.

 

Lexoni më shumë në linkun: http://www.dw.de/turqia-po-shqyrton-mund%C3%ABsin%C3%AB-e-d%C3%ABrgimit-t%C3%AB-trupave-n%C3%AB-siri/a-17964410

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.