Arkiv-Lajme

Spiropali në analizën e Doganave: 18.9 mld arkëtime më shumë se 1 vit më parë

Postuar në 03 Tetor, 2014 05:17

Drejtoria e Doganave zhvilloi të premten analizën 12 mujore të punës së saj, nën qeverisjen e mazhorancës së majtë. Në fjalën e saj, drejtoresha, Elisa Spiropali, theksoi se, gjatë këtij 1 viti, janë arkëtuar 18.9 miliardë lekë, ndërsa shtoi se, tashmë doganat kanë edhe një kod të ri doganor që do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Sa i përket luftës ndaj korrupsionit, Spiropali u shpreh se në 12 muaj janë bërë 126 kallëzime, ose më saktë 117% më shumë se një vit më parë, të bizneseve që kërkonin të ruanin pozicionin e tyre në treg përmes pandëshkueshmërisë.

Ministri Veliaj reagon pas skandalit: Statusin e jetimit e jep vetëm shteti. Çdo shoqatë që lëshon vërtetime shkel ligjin, do të përballet me pasojat

Postuar në 03 Tetor, 2014 04:54

Erjon Veliaj ka reaguar në lidhje me skandalin e zbuluar nga emisioni “Fiks Fare”, që tregoi se si kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus”, Maksim Liço, për t'i dhënë statusin e jetimit, i kërkoi marrëdhënie seksuale një të mituri.  Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Ministri i Mirëqenies Sociale theksoi se statusin e jetimit në Shqipëri e jep vetëm shteti, duke paralajmëruar të gjitha shoqatat që shkelin ligjin se do të përballen me pasojat.

Një tezë për origjinën e HIV/AIDS: Kinshasa e Kongos e vitit 1920

Postuar në 03 Tetor, 2014 04:34

“BBC” raporton për një studim të botuar në revistën “Science” sipas të cilit, nga një ekip i universitetit të Oksfordit dhe atij të Luvenit në Belgjikë, është zbuluar origjina e HIV/AIDS. Duke përdorur kampione të vjetra të kodit gjenetik të virusit, studiuesit kanë mbërritur në origjinën e pandemisë, që është Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos në vitin 1920. Tregtia e seksit, rritja e popullsisë dhe mungesa e sterilizimit në klinikat shëndetësore përhapën virusin.

Stokholm/ Papa Françesku dhe Snowden prioritarë të “Nobel”-it për Paqe. Putin gjithashtu renditet në listën me 278 kandidatë

Postuar në 03 Tetor, 2014 04:00

Sezoni i çmimeve “Nobel” filloi me emrat e amerikanit, Edward Snowden, të Papa Françeskut dhe pakistanezes, Malala Yousafzai me përparësi për çmimin e Paqes. Për Paqen, çmimi do të jepet më 10 tetor, kandidaturat në numër rekord, 278, janë pranuar. Nëse lista e plotë është sekrete, disa emra janë zbuluar nga ata që janë propozuar, si ai i Snowden, ish-këshilltar i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA), që zbuloi përmasën e mbikëqyrjes elektronike të ndërmarrë nga SHBA-ja.

Shtyrja e seancës konstituive, ndër më të tensionuarat në Kosovë që nga paslufta. Ekspertët shprehen për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Postuar në 03 Tetor, 2014 03:32

Është thelluar kriza institucionale në Koaovë. Të paktën ky është vlerësimi i njohës të çështjeve politike në vend. Gazeta “Tribuna” shkruan se “Pafuqia e presidentes Atifete Jahjaga për t’i bindur liderët e partive politike në vend që ta arrijnë një marrëveshje dhe shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, kanë ndikuar në thellimin e krizës institucionale në vend. Kjo krizë mund të vazhdojë edhe për një kohë, nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon të mos ndërhyjë”.

Hyn në fuqi vendimi për mostregtimin e miellit me nivel të ulët proteinik. “Koha Ditore” raporton për “rënie në maksimum të importit nga Kosova”

Postuar në 03 Tetor, 2014 02:10

Para disa ditësh qeveria shqiptare mori vendim për moslejimin e importimit të miellit me nivel proteine nën 12.5%. Dhe duket se ky vendim ka nisur të zbatohet. Vend i prekur në këtë rast është Kosova dhe siç raporton “Koha Ditore” kjo gjë kuptohet në doganën e Morinës. “Në datat 1 dhe 2 tetor ka hyrë në Shqipërivetëm një kamion me miell nga Kosova nga 7-8 kamionë në ditë që hynin para se të hynte në fuqi urdhri i Ministrisë së Bujqësisë”, deklaroi për “KD” një agjent doganor. Ishte ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ai që paralajmëroi ndryshimin.

Kadare sërish favorit për çmimin “Nobel” në letërsi. Revista “Panorama” e klasifikon të tretin mes 12 shkrimtarëve

Postuar në 03 Tetor, 2014 02:03

“Kush do të jetë shkrimtar ose shkrimtar fitues i çmimit Nobel për Letërsi 2014?” Kështu e nis shkrimin e saj revista italiane “Panorama”. Çmimi do të jepet në gjysmën e parë të tetorit, në një datë që Akademia Suedeze e mban ende të fshehtë.  Në klasifikimin e fituesve të mundshëm të Nobel 2014 për letërsinë, sipas parashikimeve të bëra nga kjo revistë, i pari i klasifikuar si më më i mundshmi për çmimin e madh është autor kenian Ngugi Wa Thiong’o. Në vendin e dytë është japonezi Murakami Haruki. Në vendin e tretë është Ismail Kadare.

Parlamenti turk voton rezolutën. Ushtria i bashkohet operacioneve kundër terroristëve në Siri dhe Irak

Postuar në 03 Tetor, 2014 01:18

Ushtria turke do të luftojë kundër forcave terroriste. “Zëri i Amerikës” bën të ditur se Parlamenti i Turqisë votoi që ta lejojë ushtrinë t'i bashkohet operacioneve kundër atyre që i cilësoi "forca terroriste" në Siri dhe në Irak.  Siç njofton nga Stambolli, korrespondenti i “Zërit të Amerikës Dorian Jones, “ votimi i hap rrugën Turqisë që t'i bashkohet koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër Shtetit Islamik”. Rezoluta për operacionet ushtarake në Irak dhe në Siri u miratua me shumicë dërrmuese votash: 298 pro dhe 98 kundër.

Maqedoni, përmbyllet raporti për vdekjen e ish-presidentit Boris Trajkovski. Nuk bëhet publike asnjë hollësi. Pritet edhe raporti nga Bosnje-Hercegovina

Postuar në 02 Tetor, 2014 17:37

Autoritetet maqedonase kanë përmbyllur punën hetimore për vdekjen e ish-presidentit të vendit Boris Trajkovski. Televizioni “Alfa” ka kontakuar me kreun e komisioni të posaçëm për këtë çështje, Umar Kulik, një ekspert i aviacionit, i cili ka bërë të ditur se raporti përfundimtar është përpiluar. Ai ka deklaruar se drafti i është dërguar agjencisë që ka hetuar aksidentin, draft që duhet të plotësohet edhe me detaje teknike për t’ia dërguar mandej institucioneve përgjegjëse.

Ministri i Ekonomisë deklaron se në 2015-ën do të ketë ulje taksash. Dhe sqaron rritjen e akcizës

Postuar në 02 Tetor, 2014 13:23

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka deklaruar në një intervistë për “Vizion Plus” se me buxhetin 2015 do të ketë ulje taksash. Dhe kjo sipas ministrit nuk është kërkesë e FMN-së, por vullnet i qeverisë. Ahmeti ka sqaruar edhe arsyen e rritjes së akcizës së fuhanit dhe heqjen e të drejtës për rimbursimin e akcizës së naftës biodiesel. “E drejta e rimbursimit hiqet pasi tregtarët e karburanteve abuzonin duke sjellë naftë të pacilësishme dhe e deklaronin si bio”, tha ai. Sa për duhanin, këtu me gjasë bëhet fjalë për nevoja të buxhetit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme