Parlamenti turk voton rezolutën. Ushtria i bashkohet operacioneve kundër terroristëve në Siri dhe Irak

Postuar në 03 Tetor, 2014 01:18

Ushtria turke do të luftojë kundër forcave terroriste. “Zëri i Amerikës” bën të ditur se Parlamenti i Turqisë votoi që ta lejojë ushtrinë t'i bashkohet operacioneve kundër atyre që i cilësoi "forca terroriste" në Siri dhe në Irak.  Siç njofton nga Stambolli, korrespondenti i “Zërit të Amerikës Dorian Jones, “ votimi i hap rrugën Turqisë që t'i bashkohet koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër Shtetit Islamik”. Rezoluta për operacionet ushtarake në Irak dhe në Siri u miratua me shumicë dërrmuese votash: 298 pro dhe 98 kundër. Miratimi i rezolutës është një kërkesë ligjore për çdo ndërhyrje të huaj të ushtrisë turke. Votimi, gjithashtu i hapi rrugën përdorimit të bazave kryesore ushtarake të Turqisë për bombarduesit e koalicionit, si dhe dislokimit të forcave të huaja në territorin turk.

 

L.V

 

 

http://www.zeriamerikes.com/content/turkey-vote-isil/2470948.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.