Shtyrja e seancës konstituive, ndër më të tensionuarat në Kosovë që nga paslufta. Ekspertët shprehen për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Është thelluar kriza institucionale në Koaovë. Të paktën ky është vlerësimi i njohës të çështjeve politike në vend. Gazeta “Tribuna” shkruan se “Pafuqia e presidentes Atifete Jahjaga për t’i bindur liderët e partive politike në vend që ta arrijnë një marrëveshje dhe shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, kanë ndikuar në thellimin e krizës institucionale në vend. Kjo krizë mund të vazhdojë edhe për një kohë, nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon të mos ndërhyjë”. Ekspertët mendojnë se situata e krijuar pas shtyrjes së seancës konstituive, është ndër më të tensionuarat që nga paslufta, andaj vlerësojnë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e pashmangshme.
L.V
Add new comment