Kadare sërish favorit për çmimin “Nobel” në letërsi. Revista “Panorama” e klasifikon të tretin mes 12 shkrimtarëve

“Kush do të jetë shkrimtar ose shkrimtar fitues i çmimit Nobel për Letërsi 2014?” Kështu e nis shkrimin e saj revista italiane “Panorama”. Çmimi do të jepet në gjysmën e parë të tetorit, në një datë që Akademia Suedeze e mban ende të fshehtë. Në klasifikimin e fituesve të mundshëm të Nobel 2014 për letërsinë, sipas parashikimeve të bëra nga kjo revistë, i pari i klasifikuar si më më i mundshmi për çmimin e madh është autor kenian Ngugi Wa Thiong’o. Në vendin e dytë është japonezi Murakami Haruki. Në vendin e tretë është Ismail Kadare. “78 vjeç, fitues i çmimit inaugural Man Booker International Prize nel 2005 (çmim i cili më vonë u fitua edhe nga Philip Roth e Alice Munro) si dhe çmimin “Princi i Asturias”, shkruan “Panorama”. Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse. Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Ngjitet në klasifikim shkrimtari amerikan, Joyce Carole Oates. Dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor. Në klasifikim ngjitet edhe Peter Handke, shkrimtari austriak . Më pas vjen poeti sirian Adonis. me pikë më poshtë vjen çeku Milan Kundera, e pas tij romancieri nga ShBA, Philip Roth. Ndërsa në fund të këtij klasifikimi janë shkrimtarët italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco
L.V
http://www.panorama.it/cultura/libri/favoriti-premio-nobel-per-letteratura-2014/
Add new comment