Arkiv-Lajme
“Zhurnal”: Cilët janë sektorët me pagat më të larta? Administrata, paga “mjerane”
Financat, energjetika, informatika, veprimtaria shkencore dhe patundshmëritë janë 5 sektorët me pagat më të larta në Maqedoni. Agjencia e lajmeve “Zhurnal” raporton se sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, analizuar nga “Faktor”, pagat mesatare në nivel vjetor, në këta sektorë, lëvizin nga 25 mijë denarë deri në 39 mijë denarë.
Banka Botërore propozon rritje të çmimit të energjisë në masën 15-20%
Banka Botërore kërkon rritjen me 15-20% të çmimit të energjisë në vend. Në një raport të vetin, BB-ja këmbëngul se tarifimi i energjisë duhet t’i përgjigjet kostove. “Sa i përket shpërndarjes së energjisë edhe me një rregullim të trafiave që parashikon rritje nga 15-20%, OSHEE-së i duhet një kohë e gjatë për t’u përmirësuar”, thuhet në raport. Qeveria ka deklaruar se nuk do të pranojë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe se do të mbrojë konsumatorin.
650 qytetarë ikin çdo muaj nga Kosova
Trendi i shqiptarëve që e kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova përmes Serbisë e më pas në Hungari e shtetet e tjera, është më i ulët se vitin e kaluar. Megjithatë, shifrat mbeten sërish problematike pasi së paku 650 qytetarë janë larguar çdo muaj nga Kosova. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga janari i këtij viti e deri në qershor, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4,455 persona.
Këshilli i Europës: Qeveria të përfundojë sa më shpejt strategjinë për pronat
Në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është konstatuar një numër i madh i çështjeve të fituara në favor të qytetarëve shqiptarë për çështjet e pronave dhe për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i kërkon qeverisë shqiptare që të marrë të gjitha masat për zbatimin e këtyre vendimeve. Në raportin e saj për Shqipërinë që u miratua tri ditë më parë, publikuar nga gazeta “Shqip”, Asambleja thekson se gjatë monitorimit është konstatuar një mangësi e vazhdueshme dhe strukturore në lidhje me zbatimin e vendimeve të gjykatave vendase.
“Panorama”: Argjentinasi Mario Blejer, kandidatura e kryeministrit për Guvernator që u refuzua nga kreu i shtetit
Ish-kreu i Bankës së Argjentinës dhe një prej ekonomistëve të njohur botërorë, Mario Blejer është një nga kandidaturat për Guvernator të Bankës së Shqipërisë që kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreut të shtetit. Kjo është ajo që shkruan sot gazeta “Panorama”, që evidenton se kandidatura “që vjen nga jashtë” nuk ka marrë miratimin e kreut të shtetit. Ky i fundit, sipas gazetës, mbron tezën se Guvernatori duhet të jetë shqiptar ndaj edhe mund të propozojë 5 kandidatura tek kryeministri, në mënyrë që kandidati që do të kalojë për votim të jetë konsensual.
Vendimi për akcizën e duhanit reflektohet në tregje ende pa hyrë në fuqi, tregtarët nisin rritjen e çmimit për paketat!
Edhe pse vendimi për rritjen e akcizës së cigareve me 20 lekë merr fuqi ligjore në fillim të vitit të ardhshëm, reagimi në tregun shqiptar ka qenë i menjëhershëm. Pak ditë pasi ministri i Shëndetësisë njoftoi publikisht vendimin në fjalë, rezulton se në një pjesë e konsiderueshme e dyqaneve ku tregtohen cigare, çmimi i paketave po rritet mesatarisht me 20 lekë. Ligjërisht çmimi i paketave duhet të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve fiskale dhe pasi të jetë vendosur pulla e re e akcizës. Kjo rritje e çmimit me argumentin e rritjes së akcizës mund të cilësohet si abuzive.
Dalja nga kriza, zgjedhje të jashtëzakonshme ose qeveri teknike për Kosovën
“Zgjedhje ose qeveri teknike”. Ky është titulli me të cilin gazeta “Tribuna” boton një nga shkrimet qëndrore të saj. Kriza politike në Kosovë ka hyrë në fazën finale. Gazeta “Tribuna” shkruan se dështimi eventual i presidentes Atifete Jahjaga që t’i bindë liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për dalje nga kjo krizë, do ta bëjë të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare ose ndërhyrjen edhe një herë të Gjykatës Kushtetuese.
Rexhep Qosja: Fullani i Bankës merrte rrogën e 23 familjeve. Fjalimet e Berishës e Bashës në Kuvend nuk janë gjuha e Shqipërisë etike
“Mendimet e mia tepër dëshpëruese për Ardian Fullanin nuk i nxit vetëm vjedhja në Bankë, por edhe më shumë lukset e tij e të njerëzve të tij, rrogat e tij e të të përzgjedhurve të tij”. Kështu e sheh akademiku e profesori Rexhep Qosja, procesin e fundit në Bankën e Shqipërisë. Me një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, dhënë gaztarets Fatmira Nikolli, ai jep opinionin e tij për vjedhjen në Bankë, për fajtorët e për qëndrimin e politikës, duke dalë fuqimisht kundër “pavarësisë” së shumëpërfolur të Bankës së Shtetit, një pavarësi që sipas tij duket se ka çuar drejt vjedhjes.
Bashar al-Assad, një shfaqje të rrallë në publik, në një xhami të Damaskut, duke u lutur në festën e Kurban Bajramit
Kjo është një prej shfaqeve të rradha të tij. Presidenti sirian doli të shtunën para publikut, një diçka që tanimë konsiderohet tepër e rrallë, sidomos kohëve të fundit. “Zëri I Amerikës” thotë se ai ishte në një xhami të Damaskut, për t'u lutur në festën e Kurban Bajramit. Në një fotografi të dërguar me Tëitter nga zyra e Bashar al-Assad-it, presidenti sirian shihet i ulur në tokë, në rreshtin e parë të njerëzve në xhaminë al-Numan bin Bashir, për festimet e Kurban Bajramit.
Politikë me fenë? Ish-kryeministri: “Rama ik”, zgjidhja për Xhaminë e madhe”. Basha në Kavajë: “Me ndihmën e Zotit do arkivojmë të kaluarën”
“Rama ik”, është lëvizja që z. Berisha lajmëron në rrjetin social “Facebook”. Shkak është bërë mashtrimi që sipas tij ka bërë kryeministri me ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. “Ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës Rama e bllokoi duke mos dhënë leje për 11 vite sa qe kryetar bashkie. Me largimin e tij, Bashkia e Tiranës, Komuniteti Musliman, pronarët e Tiranës të një sipërfaqeje të madhe trualli tek Namasgjaja, arritën marrëveshjen dhe u inagurua fillimi i punimeve të Xhamisë së madhe.