Dalja nga kriza, zgjedhje të jashtëzakonshme ose qeveri teknike për Kosovën

“Zgjedhje ose qeveri teknike”. Ky është titulli me të cilin gazeta “Tribuna” boton një nga shkrimet qëndrore të saj. Kriza politike në Kosovë ka hyrë në fazën finale. Gazeta “Tribuna” shkruan se dështimi eventual i presidentes Atifete Jahjaga që t’i bindë liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për dalje nga kjo krizë, do ta bëjë të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare ose ndërhyrjen edhe një herë të Gjykatës Kushtetuese. Sipas "Tribunës" në skenarin e dytë, Gjykata Kushtetuese do t`i jepte të drejtën presidentes që t`i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa në skenarin e parë, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, partitë do të mund të krijonin një qeveri të përkohshme teknike. Qeveria teknike, ose zgjedhjet e shpejta po shihen edhe si dy zgjidhjet e vetme, nëse palët nuk lëvizin nga qëndrimet. Burime të gazetës bëjnë të ditur se kohëve të fundit po konsultohet një skenar që mund të shërbejë për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK në njërën anë dhe blloku VLAN në anën tjetër, mbesin në pozicione të palëkundura.
L.V
Add new comment