Rexhep Qosja: Fullani i Bankës merrte rrogën e 23 familjeve. Fjalimet e Berishës e Bashës në Kuvend nuk janë gjuha e Shqipërisë etike

Postuar në 05 Tetor, 2014 02:11

“Mendimet e mia tepër dëshpëruese për Ardian Fullanin nuk i nxit vetëm vjedhja në Bankë, por edhe më shumë lukset e tij e të njerëzve të tij, rrogat e tij e të të përzgjedhurve të tij”. Kështu e sheh akademiku e profesori Rexhep Qosja, procesin e fundit në Bankën e Shqipërisë. Me një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, dhënë gaztarets Fatmira Nikolli, ai jep opinionin e tij për vjedhjen në Bankë, për fajtorët e për qëndrimin e politikës, duke dalë fuqimisht kundër “pavarësisë” së shumëpërfolur të Bankës së Shtetit, një pavarësi që sipas tij duket se ka çuar drejt vjedhjes. Qosja komenton gjithashtu një vit qeverisje nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij e ka pasur shumë të vështirë, nëse kemi parasysh Lazaratin apo, atë që ai e quan “arsim feudal, me më shumë universitete se ç’kanë vendet prej njëzet milionë banorësh, kurse më shumë se gjysma e këtyre universiteteve prodhonim mosdije, mashtrime, krime!”. Akademiku, që njihet për qëndrimet e tija të drejtpërdrejta, nuk lë jashtë vëmendjes Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 27 shtator. Ai kritikon fjalimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke u shprehur se kjo nuk është gjuha e Shqipërisë etike dhe se sheh një kërcënim, një rrezik për sigurinë shqiptare në gjuhën e tyre. “Kjo në të vërtetë është gjuha që prodhon bashkëdyzimi i rrugaçërisë së fshatit dhe i rrugaçërisë së qytetit, që është bashkëdyzimi më i ulët që ndot dhe fyen zakonësinë e popullit shqiptar”, - thekson akademiku Rexhep Qosja në intervistën e tij për “Gazeta Shqiptare”

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.