Bashar al-Assad, një shfaqje të rrallë në publik, në një xhami të Damaskut, duke u lutur në festën e Kurban Bajramit

Kjo është një prej shfaqeve të rradha të tij. Presidenti sirian doli të shtunën para publikut, një diçka që tanimë konsiderohet tepër e rrallë, sidomos kohëve të fundit. “Zëri I Amerikës” thotë se ai ishte në një xhami të Damaskut, për t'u lutur në festën e Kurban Bajramit. Në një fotografi të dërguar me Tëitter nga zyra e Bashar al-Assad-it, presidenti sirian shihet i ulur në tokë, në rreshtin e parë të njerëzve në xhaminë al-Numan bin Bashir, për festimet e Kurban Bajramit. Shfaqja në publik e Bashar al-Assad-it ndodhi disa orë pasi koalicioni nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara kreu sulme të reja ajrore kundër militantëve të grupit Shteti Islamik në Siri. “Zëri I Amerikës” thotë gjithashtu se një nga paraqitjet e fundit në publike e zotit Assad ishte në korrik, në pallatin presidencial, ku ai bëri betimin për një mandat të ri dhe ku mbajti një fjalim provokues, duke u zotuar se do ta pastrojë të gjithë Sirinë nga kryengritësit. Assad po ashtu u paraqit në publik në korrik, ndërsa mori pjesë në lutjet për festën e Bajramit të Madh.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/assad--appearance/2472834.html
Add new comment