Politikë me fenë? Ish-kryeministri: “Rama ik”, zgjidhja për Xhaminë e madhe”. Basha në Kavajë: “Me ndihmën e Zotit do arkivojmë të kaluarën”

Postuar në 04 Tetor, 2014 16:08

“Rama ik”, është lëvizja që z. Berisha lajmëron në rrjetin social “Facebook”. Shkak është bërë mashtrimi që sipas tij ka bërë kryeministri me ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. “Ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës Rama e bllokoi duke mos dhënë leje për 11 vite sa qe kryetar bashkie. Me largimin e tij, Bashkia e Tiranës, Komuniteti Musliman, pronarët e Tiranës të një sipërfaqeje të madhe trualli tek Namasgjaja, arritën marrëveshjen dhe u inagurua fillimi i punimeve të Xhamisë së madhe. Rama tallet dhe me cinizëm mashtron Komunitetin Musliman kur thotë se e ka zgjidhur problemin e ndërtimit të Xhamisë së madhe që ai vetë e prishi, sepse në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë. Ai zotohet se me shtetëzim do iu marrë tokën pronarëve. Ky është vetëm bllofi i tij i radhës. Kjo sepse së pari pronarët e truallit të dhuruar kanë fituar gjyqin me Ramën, se dyti Xhamia nuk është thertore, as edhe tregtore apo urë, por institucion i shenjtë kulti që mund të ndërtohet vetëm mbi truall hallall dhe jo kurrë mbi truall të shtetëzuar forcërisht nga shteti. Tani pritet vetëm kur të nxjerrë mashtrimin e ri për Xhaminë dhe ajo të mos ndërtohet për sa kohë ai të jetë në pushtet. "RAMA IK" është zgjidhja e vetme e shpejtë për Xhaminë e madhe të Tiranës!!”, shkruan z. Berisha. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, z. Basha, ka qenë në Kavajë, me rastin e Kurban Bajramit dhe ka folur sërish për politikë. Ja një pjesë nga fjala e tij në takim me besmitarët myslimanë: “Uroj që dita e sotme të jetë një ditë reflektimi për t’iu larguar rrugës së urrejtjes, energjisë negative, negativitetit, të ndasisë, të përplasjes, të konfliktit, e të na kthejë drejt rrugës së drejtë të punëve të mira, të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, ndaj një shoqërie të drejtë, të përkushtimit në veçanti ndaj njerëzve në nevojë për të kryer shumë punë të cilat ky vend ka nevojë, e për t’iu larguar rrugës së shkatërrimit që ky vend e ka njohur më shumë dhe me keq seç do vend tjetër i Europës ish komuniste. Por po kështu shpreh bindjen se e keqja i ka këmbët e shkurtra dhe kohën e shkurtër, se me ndihmën e Zotit të madh, me ndihmën e qytetarëve shqiptarë, që duan përparimin, që nuk duan konfliktin, nuk duan përplasjen, nuk duan shkatërrimin, do të dimë ta arkivojmë edhe atë pjesë të kaluarës që sot na rikthehet me petkun e rremë të së ardhmes...”, tha Basha. Dy mesazhe të këtilla, sidomos qasja e z. Berisha me çështjen e Xhamisë dhe thirrja në fund: "RAMA IK" është zgjidhja e vetme e shpejtë për Xhaminë e madhe të Tiranës!”, janë mirëfilli një përpjekje për të nxitur politikisht pjesë të komunitetit mysliman, apo edhe besimtarë, në lëvizje populiste politike. Kjo është përdorim i fesë në mënyrën më delikate të mundshme dhe rikthen ato momente të kaluara përciptazi në fushatën e fundit elektorale. Sa për apelin “Rama ik”, në fjalorin politik të tranzicionit, ai imiton “Nano ik”, që e çoi PD-në në një seri protestash, të cilat nuk patën sukses. Madje vetë z. Berisha, në një intervistë të para disa viteve në “Opinion”, do të shprehej kështu: “Me lëvizjen “Nano ik”, unë desh ika vetë”. Kjo në kohën kur ishte PS-ja e drejtuar nga Edi Rama, ajo që kërkonte drejtësi nga sheshet.

http://pd.al/index.php/lajmet/920-basha-te-bashkuar-do-ta-ndalim-te-keqen-do-te-sigurojme-te-ardhmen

https://www.facebook.com/SaliBerisha

s.z 

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Shume kane ikur nga pushteti, po qe te ikin edhe nga mendte! Kete humbje keta te dy nuk e perballuan dot? Kujtojne se te gjithe besimtaret mysimane jane Nul Moka, antare te PD-se.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.