Arkiv-Lajme

Kryeministri grek Antonis Samaras deklaron se në fund të 2014-s Greqia del nga memorandumi

Postuar në 05 Tetor, 2014 16:00

Kryeministri grek, Antonis Samaras duke folur në ceremoninë për 40-vjetorin e krijimit të partisë konservatore greke ”Demokracia e re”, tha se vendi së shpejti do t’i linte pas memorandumet. “Japim garancinë se së shpejti Greqia, e vetme, do të mundë me dinjitet të rregullojë punët e saj. Greqia do të ketë përkrah saj edhe Europën, por edhe aleatin përtej Atlantikut. Ekonomia jonë mundet dhe do të gjejë së shpejti ritmet e zhvillimit ekonomik autonom”, deklaroi Samaras.

Shpërthen Venger, “specialisti i dështimeve”. Sulmon fizikisht Mourinhon që në fund fiton 2:0

Postuar në 05 Tetor, 2014 15:28

Një incident i pazakonshëm ka ndodhur në ndeshjen Chelsea-Arsenal 2:0. Menaxheri i Arsenalit Arsene Venger ka reaguar fizikisht ndaj kolegut të tij të Chelsea, protugezit Mourinho. Shkak është bërë një ndërhyrje në fushë e Cahil ndaj Sançez dhe fakti se arbitri nuk ka dhënë karton. Kjo natyrisht nuk mjafton për të irrituar kaq shumë një trajner, por ja që ka ndodhur. “The Mirror” ka një interetim të vetin, teksa e quan Venger “specialist në dështime”(sipas cilësimit që Mourinho ka bërë). "Ka kohë që ka tension dhe dikur ai do të shpërthente.

Radio “Evropa e Lirë”: Maqedonia mund të humbë rekomandimin për në BE

Postuar në 05 Tetor, 2014 15:23

Maqedonia ka gjasa reale që të humbë rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në raportin e radhës të KE-së. Shkaqet janë të shumta, si moszgjidhja e çështjes së emrit, kriza politike që kulminoi me largimin e opozitës nga Kuvendi, liria e mediave e çështje të sferave tjera.

Luftëtarja kurde kryen sulm kamikaz kundër ISIS

Postuar në 05 Tetor, 2014 13:40

Një luftëtare kurde ka kryer një atentat vetëvrasës kundër një baze të ISIS në rrethinat e Kobane-s në Siri, duke shkaktuar një numër ende të papërcaktuar viktimash.

Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se ky lajm bëhet i ditur nga organizata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Bëhet fjalë për sulmin e parë kamikaz me prejardhje kurde kundër xhihadistëve të ISIS-it.

Çmimi i energjisë, a do të rritet? Qeveria ende nuk është shprehur, por premtimi ishte që “Jo”

Postuar në 05 Tetor, 2014 11:30

Lajmi i sotshëm që njoftonte një propozim të Bankës Botërore për rritje në masën 15-20% të tarifimit të energjisë elektrike, ka rëndësi shumë më tepër sesa shumë nga “çështjet” që politika i shërben në formë spektakli të hareshëm përditë. Kjo sepse tarifimi i energjisë, në kushtet kur vetë autoritetet pranojnë se vetëm humbje janë 140 milionë euro në vit, nga të cilat 80 milionë për shkak të vjedhjes, e vendos konsumatorin në pozita diskriminuese përballë një shteti që nuk përmbush dot funksionet e veta elementare.

Aksident pranë Selanikut, vdesin 4 persona, shkatërrohen 35 makina

Postuar në 05 Tetor, 2014 10:33

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën ‘Egnatia’ në Greqi, pranë nyjes që lidh qytetin e Verias me Selanikun. Në aksidentin ku u përfshinë mbi 35 makina, 4 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

22 të plagosur ndodhen në spital dhe sipas informacioneve, shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Nga përplasja shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë dhe dëshmitarët thonë se një grua u dogj e gjallë brenda në makinën e saj. Aksidenti ndodhi kur një trajler duke ecur me shpejtësi goditi disa nga makinat, duke shkaktuar përplasjen në seri.

“Focus” paralajmëron publikimin e një skandali ku e përfshirë është ambasada gjermane në Prishtinë

Postuar në 05 Tetor, 2014 09:39

Revista gjermane “Focus” ka paralajmëruar për numrin e nesërm publikimin e një skandali, në të cilin është përfshirë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. 

Rasti ka të bëjë me manipulimet që bëhen në lëshimin e vizave, ndërsa thuhet se është zbuluar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë. “Klan Kosova” raporton se bëhet fjalë për certifikata të rreme të kursit të gjuhës gjermane të lëshuara nga Instituti “Gete”, falë të cilave kosovarët po pajisen me viza.

n.k

Rama dhe Basha, në tryezën e drejtësisë

Postuar në 05 Tetor, 2014 08:57

Presidenti Bujar Nishani, në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë ka njoftuar organizimin e një tryeze paraditen e së hënes, me qëllim realizimin e reformës në drejtësi. Duke iu referuar këtij zhvillimi të njoftuar, televizioni “Top Channel” ka zbardhur axhendën e tryezës e cila pritet të vendosë përballë ose përkrah njëri-tjetrit krerët më të lartë të shtetit.

Bujar Nishani, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha do të jenë së bashku për gati një orë e gjysëm, për të shprehur secili pikëpamjet se si duhet kryer reforma.

Konservatori Borisov favorit për fitimin e zgjedhjeve në Bullgari

Postuar në 05 Tetor, 2014 08:10

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov është favorit për zgjedhjet legjislative që zhvillohen sot në Bullgari, por ka lënë të dyshohet mbi kapacitetin e tij për të formuar një koalicion qeveritar. “Nëse ne kemi 110-115 deputë, do të jem i detyruar të kërkoj një zgjidhje. Përndryshe, të tjerët formojnë një qeveri”, theksoi shefi i konservatorëve bullgarë për televizionin BTV, një mënyrë kjo për të paralajmëruar zgjedhësit në përpjekje për t’i mobilizuar, ndërkohë që maxhoranca absolute në Parlament është 121 deputetë.

Një tezë nga ish-këshilltari i ish-ministrit Ridvan Bode se përse Grida Duma ishte më e votuara në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Postuar në 05 Tetor, 2014 08:03

Lajmi që Grida Duma ishte personi më i votuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së, bëri përshtypje dhe u nënvizua nga mediat, por ai kaloi bashkë me Kuvendin. Mirëpo për disa kjo nuk është rastësi. Dhe një tezë ka edhe Elvi Fundo, ish-këshilltari i ministrit të Financave Ridvan Bode, e cila silllet në vëmendje, pikërisht për shkak të pozicionit që ka patur Fundo. “Paralel me daljet në media një sulm ndaj Gridës filloi edhe kryeministri Edi Rama. Ai në parlament shpesh artikulonte, “Grida, Gridërimi” etj., shprehje ku theksohej emri i vajzës që kishtë pushtuar ekranet dhe mediat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme