Radio “Evropa e Lirë”: Maqedonia mund të humbë rekomandimin për në BE

Maqedonia ka gjasa reale që të humbë rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në raportin e radhës të KE-së. Shkaqet janë të shumta, si moszgjidhja e çështjes së emrit, kriza politike që kulminoi me largimin e opozitës nga Kuvendi, liria e mediave e çështje të sferave tjera.
Vlerësohet se institucionet jo vetëm që nuk kanë shënuar progres po përkundrazi, vërehet kthim prapa në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim. Mundësinë për humbjen e rekomandimit pas pesë raporteve pozitive me radhë, e konfirmon edhe ambasadori i britanik në Shkup, Çarls Garet.
Për më shumë: http://www.evropaelire.org/content/article/26621571.html
n.k
Add new comment