Aksident pranë Selanikut, vdesin 4 persona, shkatërrohen 35 makina

Postuar në 05 Tetor, 2014 10:33

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën ‘Egnatia’ në Greqi, pranë nyjes që lidh qytetin e Verias me Selanikun. Në aksidentin ku u përfshinë mbi 35 makina, 4 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

22 të plagosur ndodhen në spital dhe sipas informacioneve, shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Nga përplasja shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë dhe dëshmitarët thonë se një grua u dogj e gjallë brenda në makinën e saj. Aksidenti ndodhi kur një trajler duke ecur me shpejtësi goditi disa nga makinat, duke shkaktuar përplasjen në seri.

Për më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/aksident-prane-selanikut-vdesin-4-persona--nje-grua-digjet-e-gjalle--shkaterrohen-35-makina-214835.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.