Konservatori Borisov favorit për fitimin e zgjedhjeve në Bullgari

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov është favorit për zgjedhjet legjislative që zhvillohen sot në Bullgari, por ka lënë të dyshohet mbi kapacitetin e tij për të formuar një koalicion qeveritar. “Nëse ne kemi 110-115 deputë, do të jem i detyruar të kërkoj një zgjidhje. Përndryshe, të tjerët formojnë një qeveri”, theksoi shefi i konservatorëve bullgarë për televizionin BTV, një mënyrë kjo për të paralajmëruar zgjedhësit në përpjekje për t’i mobilizuar, ndërkohë që maxhoranca absolute në Parlament është 121 deputetë.
”Nuk di me kë dhe si do të formoj një koalicion”, theksoi ai. Parlamenti i ri mund të përbëhet nga gjashtë parti të ndryshme (një formacion populist dhe tjetri nacionalist) duke vështirësuar lojën e aleancës për formimin e një qeverie. Kryeministër nga viti 2009 deri në 2013, në krye të një qeverie minoritare, Bojko Borisov u ndodh në situatën e fituesit të zgjedhjeve legjislative në maj 2013, por i paaftë për të siguruar një maxhorancë parlamentare.
Për më shumë: http://www.ata.gov.al/bullgari-konservatori-borisov-favorit-per-fitimin-e-zgjedhjeve-178916.html
n.k
Add new comment