Arkiv-Lajme

Shqiptarët konsumojnë më pak duhan. Importi i cigareve nuk realizon vëllimin e planifikuar

Postuar në 04 Tetor, 2014 15:34

Shqiptarët kanë filluar të mbledhin rripin kur vjen puna për të konsumuar duhanin. Kjo nuk ka të bëjë shumë me kujdesin ndaj shëndetit, por me mundësinë e financave, kur çmimi i këtij produkti jo vetëm është rritur, por do të vazhdojë të ritet edhe më shumë. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë 8 muajve të vitit 2014 u importuan 13.5 % më pak cigare, se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importi i cigareve ka rënie të ndjeshme, krahasuar edhe me mesataren e 8-mujorit gjatë 5 viteve të fundit.

Ministri Hoxhaj bëri me dije se dy vende nga Afrika kanë marrë vendim të njohin Republikën e Kosovës

Postuar në 04 Tetor, 2014 13:17

Kosova do të marrë dhe dy aprovime të tjera. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se së shpejti do të vijnë edhe dy njohje të reja për shtetin më të ri në Ballkan. “Indeksonline” bën me dije: Hoxhaj ka deklaruar se Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të anëtarësohet edhe në një organizatë, por pa dhënë detaje. “Deri më tani kemi arritur të anëtarësohemi në katër organizata që ka qenë objektiv i yni, dhe besoj që gjatë këtyre ditëve do të kem edhe të reja”, tha ai.

Masa të larta sigurie për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Për tifozët shqiptarë ofrohen 1000 bileta në një ndeshje me pjesëmarrje 20 000

Postuar në 04 Tetor, 2014 11:45

Autoritetet serbe deklarojnë se kanë marrë masa për të mbajtur rendin në ndeshjen e futbollit mes Serbisë deh Shqipërisë, e cila do të luhet në Beograd më 14 tetor. Presidenti i Komisionit të Sigurisë, Milivoja Mirkova, ka dekaruar se niveli i sgurisë do të jetë i njëjtë si me atë që u vendos me rastin e paradës gay në Beograd. “Jemi gati të mirëpresim tifozët miq, pasi kishim përgatitur një plan për të dy rastet. Kjo ndeshje paraqet nivel të lartë rrezikshmërie, ashtu si dhe parada gay e para pak kohëve, prandaj dhe niveli i sigurisë do të jetë i njëjtë.

Arrestimet e imamëve në Kosovë kanë ulur interesin e besimtarëve për t'u lutur në xhaminë Sulltan Mehmet Fatihu

Postuar në 04 Tetor, 2014 11:41

Besimtarët në xhaminë e madhe në Prishtinë thonë se asnjëherë nuk ka pasur më pak njerëz në faljen e Kurban Bajramit në qendër të kryeqytetit. Kështu thuhet në në një kronikë të përgatitur në Prishtinë nga “Top Channel”. Sipas kësaj kronike mungesa e imamit të xhamisë së madhe, hoxhës Shefqet Krasniqi që ndodhet në paraburgim, i akuzuar për nxitje për terrorizëm, ka ulur interesimin e besimtarëve për t'u lutur në xhaminë Sulltan Mehmet Fatihu.

A është më në pushtet Kim Jong –Un? Një ish-zyrtar i kundërzbulimit thotë se atë e ka përmbysur Organizata e Udhëheqjes

Postuar në 04 Tetor, 2014 10:47

Dyshimet mbulojnë Korenë e Veriut jo vetëm  për shkak të “zhdukjes” prej disa javësh nga shikimi publik dhe mediatik i liderit Kim Jong – Un, por edhe sepse ka disa lëvizje që sugjerojnë ndryshime. Kështu vetëm sot mediat ndërkombëtare raportojnë një vizitë të zyrtarëve të lartë të Penianit në Seul dhe rënien dakord të fillimit të bisedimeve të nivelit të lartë me Korenë e Jugut. Më tej akoma, Peniani ka rënë dakord të diskutojë edhe për programin e vet bërthamor. Të gjitha këto zhvillime në mungesë të plotë të shfaqjes që nga 3 shtatori të liderit Kim Jong-Un.

Erdogan dënon deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan: Askush nuk mund të akuzojë Turqinë për mbështetje të ndonjë organizate terroriste në Siri

Postuar në 04 Tetor, 2014 10:41

Erdogan dënoi ashpër deklaratat e bëra nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka akuzuar aleatët e vendit të tij, përfshirë dhe Turqinë, se kanë financuar dhe armatosur organizatat terroriste në Siri. “Askush nuk mund të akuzojë Turqinë për mbështetje të ndonjë organizate terroriste në Siri duke përfshirë dhe grupin e Shtetit Islamik”, theksoi presidenti turk. Erdogan, i cili u shpreh para gazetarëve në Stamboll u pyet në lidhje me deklaratat e Joe Biden të njoftuara nga shtypi turk, njoftoi agjensia prestigjoze AFP.

Biletat e udhëtimit me avion për zyrtarët e lartë pa tender publik

Postuar në 04 Tetor, 2014 10:10

Biletat e udhëtimit për një sërë zyrtarësh që do të marrin transportin ndërkombëtar, qeveria kërkon ti blerjë pa tender publik. Në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se ndonëse ne Kuvend është paraqitur një nismë e disa deputeteve për të konkretizuar këtë projekt, duket se qeveria e ka lëne pezull, me qëllim rishikimin total të ligjit të prokurimeve. “Vizion Plus” thotë se të drejtën për të blerë bileta pa tender ishte parashikuar ta kishte institucioni i Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit, Ministrisë se Jashtme si dhe Ministrisë së Integrimit.

Qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e Teqesë së Madhe në Tiranë. Xhamia e Namazgjasë nis ndërtimin në nëntor

Postuar në 04 Tetor, 2014 09:39

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar sot me rastin e festës së Kurban Bajramit se qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e Teqesë së Madhe në Tiranë. Ndërkohë që për Xhaminë e Namazgjasë ai ka bërë të ditur se punimet do të nisin në muajin nëntor. Me rastin e festës Edi Rama ka qenë në të dyja selitë përkatëse.

s.z 

Zv/ministri i jashtëm Alqi Puli, përfaqësuses i PBDNJ, kërkon dorëheqjen

Postuar në 04 Tetor, 2014 06:33

Zëvendësministri i Jashtëm, përfaqësuesi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Alqi Puli, pritet të lërë këtë post, pas kërkesës që ka paraqitur në zyrën e kreut të PBDNJ-së, për dorëheqjen e tij. Sipas një lajmi të publikuar në gazetën “Shqip”, z.Puli ka sqaruar arsyet e lënies së këtij posti dhe se kërkesa për dorëheqjen e tij ndodhet në zyrën e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Por kjo kërkesë ende nuk është dorëzuar në sekretariatin e Ministrisë së Jashtme.

Në Tiranë numërohen 700 objekte të kundraligjshme të prishura. Janë evidentuar 2383 tabela reklamash, vendosur në akset kombëtare të cilat po prishen

Postuar në 04 Tetor, 2014 05:06

INUK ka vënë ruspën për të shkatërruar të gjitha ndërtimet që konsiderohen të kundraligjshme. Para disa muajsh Inspektorati Ndërtimor Urbanistik nisi aksionet për prishjen e objekteve pa leje në të gjithë vendin, aksion i cili po vazhdon. Në një kronikë të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se vetëm në kryeqytet numërohen 700 objekte të kundraligjshme të prishura. Aksioni i INUK është shtrire në rrugën e Elbasanit, Don Bosko, Kongresi i Manastirit, Unaze, sheshi Nene Tereza, rruga Bardhyl e përgjatë aksit të Rinasit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme