Shqiptarët konsumojnë më pak duhan. Importi i cigareve nuk realizon vëllimin e planifikuar

Postuar në 04 Tetor, 2014 15:34

Shqiptarët kanë filluar të mbledhin rripin kur vjen puna për të konsumuar duhanin. Kjo nuk ka të bëjë shumë me kujdesin ndaj shëndetit, por me mundësinë e financave, kur çmimi i këtij produkti jo vetëm është rritur, por do të vazhdojë të ritet edhe më shumë. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë 8 muajve të vitit 2014 u importuan 13.5 % më pak cigare, se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importi i cigareve ka rënie të ndjeshme, krahasuar edhe me mesataren e 8-mujorit gjatë 5 viteve të fundit. Gjatë periudhës janar-gusht u importuan 1779 ton cigare. Kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar është importuar 13.5 % më pak, periudhë në të cilën u importuan 2,056 ton cigare. Hyrja në fuqi e ligjit për rritjen e akcizës së cigareve ndikoi në mosrealizimin e vëllimit të planifikuar të importit. Nga 1 janari 2014 hyri në fuqi ligji për rritjen e masës së akcizës së cigareve me 20 lekë/paketa. Ndërkohë dhe ashpërsimi i masave ndaj duhanpirjes në ambiente publike, ka bërë që të ulet niveli i konsumimit të këtij produkti.

 

L.V

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kjo nuk do te thote se shqiptaret pijne me pak cigare, por se ka hyre me shume duhan kontrabande.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.