Zv/ministri i jashtëm Alqi Puli, përfaqësuses i PBDNJ, kërkon dorëheqjen

Postuar në 04 Tetor, 2014 06:33

Zëvendësministri i Jashtëm, përfaqësuesi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Alqi Puli, pritet të lërë këtë post, pas kërkesës që ka paraqitur në zyrën e kreut të PBDNJ-së, për dorëheqjen e tij. Sipas një lajmi të publikuar në gazetën “Shqip”, z.Puli ka sqaruar arsyet e lënies së këtij posti dhe se kërkesa për dorëheqjen e tij ndodhet në zyrën e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Por kjo kërkesë ende nuk është dorëzuar në sekretariatin e Ministrisë së Jashtme. E teksa këshilli kombëtar i OMONIA-s, pas miratimit në Kuvend të reformës administrativo-territoriale, ndarje e cila pjesërisht është kundërshtuar nga PBDNJ-ja, ka vendosur ngrirjen e dorëheqjeve në administratë të përfaqësuesve të partisë në koalicionin qeveritar, Puli nuk mohon se një nga arsyet e dorëheqjes ka të bëjë edhe me këtë qëndrim. Ndërkohë që burime pranë Ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur se deri dje, zëvendësministri i Jashtëm, Puli, ka qenë në detyrë dhe se deri më tani nuk ka asnjë kërkesë të tij për dorëheqjen nga ky post. Z.Alqi Puli sqaron se një tjetër arsye e largimit të tij nga ky post ka të bëjë me faktin e kandidimit të tij si kryetari i organizatës së pakicës greke në vendin tonë OMONIA. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.