A është më në pushtet Kim Jong –Un? Një ish-zyrtar i kundërzbulimit thotë se atë e ka përmbysur Organizata e Udhëheqjes

Dyshimet mbulojnë Korenë e Veriut jo vetëm për shkak të “zhdukjes” prej disa javësh nga shikimi publik dhe mediatik i liderit Kim Jong – Un, por edhe sepse ka disa lëvizje që sugjerojnë ndryshime. Kështu vetëm sot mediat ndërkombëtare raportojnë një vizitë të zyrtarëve të lartë të Penianit në Seul dhe rënien dakord të fillimit të bisedimeve të nivelit të lartë me Korenë e Jugut. Më tej akoma, Peniani ka rënë dakord të diskutojë edhe për programin e vet bërthamor. Të gjitha këto zhvillime në mungesë të plotë të shfaqjes që nga 3 shtatori të liderit Kim Jong-Un. Lidhur me këtë, një ish-zyrtar i lartë i Divizionit të Propagandës në Penian, Jang Jin-sung, u shpreh në muajin shtator në Hollandë se Kim është përmbysur dhe se ai tani është një kukull në duart e Organizatës dhe Departamentit të Udhëheqjes, e cila dikur i raportonte direkt babait të Kim Jong –Un, Kim Jong-Il. Sipas këtij ish-oficeri të kundërzbulimit, Korea e Veriut ndodhet në një lloj lufte civile, mes elementëve që duan të ruajnë status quonë dhe atyre që kërkojnë ndryshime. Gjithçka një mjegull e plotë.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2779139/Has-Kim-Jong-Un-lost-con...
s.z
Add new comment