Erdogan dënon deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan: Askush nuk mund të akuzojë Turqinë për mbështetje të ndonjë organizate terroriste në Siri

Erdogan dënoi ashpër deklaratat e bëra nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka akuzuar aleatët e vendit të tij, përfshirë dhe Turqinë, se kanë financuar dhe armatosur organizatat terroriste në Siri. “Askush nuk mund të akuzojë Turqinë për mbështetje të ndonjë organizate terroriste në Siri duke përfshirë dhe grupin e Shtetit Islamik”, theksoi presidenti turk. Erdogan, i cili u shpreh para gazetarëve në Stamboll u pyet në lidhje me deklaratat e Joe Biden të njoftuara nga shtypi turk, njoftoi agjensia prestigjoze AFP. Turqia ka mohuar gjithmonë se ka mbështetur xhihadistët e ISIS-it, ndrsa parlamenti turk miratoi një ndërhyrje të armatosur në Siri dhe në Irak kundër Shtetit Islamik. Por sipas të përditshmes turke “Hürriyet Daily News” gjatë një fjalimi për politikën e SHBA-së në Lindjen e Mesme në Universitetin e Harvardit, zëvendëspresidenti amerikan Biden u shpreh: “Problemi ynë më i madh është aleanca në rajon, turqit janë miqtë tanë të mëdhenj, ashtu si sauditët dhe residentët e Emirateve të Bashkuara dhe të tjerët. Por interesi i tyre i vetëm ishte rrëzimi i presidentit sirian, Bachar al-Assad dhe për këtë ata ndërmorën një luftë nga pushteti mes sunitëve dhe shitëve dhe kanë dhënë qindra milionë dollarë dhe dhjetëra mijëra tonë armë për të gjithë ata që kanë pranuar të luftojnë kundër Bachar al-Assad”.
L.V
Add new comment