Arkiv-Lajme

Energjia, Xhepa: “Rritja e çmimit e pamoralshme. Gjendja ka ardhur nga keqmenaxhimi. Nuk mund t’i faturohet qytetarëve”

Postuar në 02 Tetor, 2014 13:16

Selami Xhepa, ish-këshilltar për Ekonominë i ish-kryeministrit Sali Berishaka folur sot për temën e ndjeshme të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Xhepa është i mendimit se përderisa kostot për këtë sektor vijnë nga keqmenaxhimi i KESH-it, është e padrejtë që fatura t’i shkojë qytetarëve shqiptarë. “Kjo mungesë e mirëmenaxhimit të korporatës nuk mund t’i faturohet qytetarit shqiptar.

PD-ja mbështet ndihmën për qeverinë serbe dhe boshnjake. Bumçi: “Shpresojmë se shumica mund të bashkëpunojë po kaq edhe me PD-në”

Postuar në 02 Tetor, 2014 12:29

Partia Demokratike ka dalë sot me një qëndrim zyrtar lidhur  me vendimin e djeshëm të qeverisë për të ndihmuar qeverinë serbe dhe boshnjake për lehëstimin e pasojave nga përmbytjet. Aldo Bumçi ka vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare, por ka tërhequer vëmendjen te situata e krijuar në Bregun e Lumit në Tiranë. “Ne e mbështesim plotësisht këtë akt të qeverisë shqiptare e cila u gjendet pranë qytetarëve serbë dhe boshnjakë dhe me këtë akt solidarizimi jep dhe një mesazh të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal, për të tejkaluar paragjykime që mund të ekzistojnë.

Protestat në Hong-Kong, kërkohen të drejtat e premtuara. Pekini zyrtar: “Janë ilegale. Po vazhduan do të ketë pasoja të paimagjinueshme”

Postuar në 02 Tetor, 2014 12:08

Protestat në Hong-Kong nisën si reagim ndaj ambicies së Pekinit për të caktuar Guvernatorin  e ri jashtë procedurave të rregullta të votimit dhe përzgjedhjes së lirë dhe po përfundojnë në një përplasje mes dy vizioneve të ndryshme për administrimin e ishullit që dikur i përkiste Britanisë së Madhe. Kështu e përshkruan “Washington Post” situatën e cila për momenin po ngjan si tendosja e forcave. Protestuesit janë shtuar në numër, por po kështu ka bërë edhe Kina, që po vë në lëvizje aparatin represiv.

Dossier/Kulisat e zgjedhjes së Vidit. Vjena dhe Roma, dakord për një kandidat protestan. Vatikani propozoi një princ mysliman, i refuzuar nga shqiptarët

Postuar në 02 Tetor, 2014 11:13

Robert Elsie ka publikuar në faqen e vet online kujtimet e një diplomati austriak, Karl Buhberger, i cili ka qenë në oborrin e Princ Vidit. “Kujtimet e viteve të mia në Shqipëri”, titullohen kujtimet dhe ato përfshijnë një hark kohor përcaktues për krjimin e shtetit shqiptar. Po veçojmë atë pjesë që flet për diskutimet për zgjedhjen e princit të ri të Shqipërisë, meqenëse asokohe pati disa kandidatura dhe shumë lëvizje dipomatike në këtë drejtim.

Romana Vlahutin, zyrtarisht në detyrën e ambasadores së Delegacionit të BE-së në Tiranë

Postuar në 02 Tetor, 2014 09:49

Romana Vlahutin, diplomate kroate, është zyrtarizuar sot si drejtuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Presidenca njofton se ajo ka dorëzuar sot letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën. Vlahutin ka qenë këshiltare pranë Presidentit kroat për çështjet e Politikës së Jashtme. Ajo pason në këtë detyrë italianin Ettore Sequi.

s.z 

Lirohet imami i Pejës, Enes Goga. Ky deklaron: “Kosova ka nevojë për qetësi. Sa të kemi frymë do të punojmë për fe dhe për atdhe”

Postuar në 02 Tetor, 2014 09:40

Imami Enes Goga është liruar dhe është kthyer në shtëpi në Pejë. Kjo pasi prokurori i çështjes, Haki Gecaj , ka kërkuat lirimin, ndonëse më parë kishtë kërkuar një muaj paraburgim. Goga është pritur nga disa njerëz në Pejë dhe me këtë rast ai u ka adresuar atyre një mesazh, që pasqyron një lloj reflektimi. “Falënderojmë Zotin që na mundësoi me dalë faqebardhë. Personalisht mendoj se padyshim imazhi ynë është dëmtuar, i familjes sonë, por edhe i institucionit ku unë punoj, i Bashkësisë Islame, por ndoshta edhe i shtetit.

KLSH-ja kallëzon administratorin e “Albpetorl-it”. Reagon kompania: “Dëmi, para 1 tetorit 2013. Presion nga Leskaj për arsye personale”

Postuar në 02 Tetor, 2014 08:50

Kontroli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokuori për administratorin e kompanisë “Albpetrol” dhe disa drejtues të tjerë të saj. Arsyet janë për shkak se auditi i kryer  ka konstatuar shkelje që kanë sjellë një dëm prej 9.5 milionë euro. "Dëmi ekonomik nga zbritje të gabuara në llogaritje është 9.5 milion Euro. .. Dëmi ekonomik vetëm nga abuzimi me kostot e transportit të naftës është 1,4 milion USD”, vlerëson KLSH-ja.

Kritikë nga Gjermania: “Bashkëpunimi kundër bandave ka ngecje”. Kujtesë: BND-ja ka spiunuar Shqipërinë dhe “ne këtë nuk e kemi problem”

Postuar në 02 Tetor, 2014 07:29

“Deutsche Welle” citon sot ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere, që të jetë shprehur se lidhjet e krimit në Shqipëri shkojnë deri tek aparati shtetëror. Ky konstatim, bashkë me faktin se bandat kriminale në Gjermnai komandohen nga Polonia, Lituania dhe Shqipëria. Mirëpo kur vjen pun ate Shqipëria, Maiziere thotë se “bashkëpunimi në këtë drejtim nuk funksionon ashtu si mendon Gjermania”. Gjithnjë për shkak të lidhjeve që ka krimi këtu me politikën dhe administratën.

“Express” shkruan se Serbia do të përkujtojë Esat Pashë Toptanin. Drejtori i Zyrës për Kosovën, Djuriç: “Ka qenë mik dhe aleat i madh i serbëve”

Postuar në 02 Tetor, 2014 07:12

“Express” i Kosovës shkruan se Serbia, autoritetet e këtij vendi, kanë ndërmend që t’i kushtojnë një ceremoni përkujtimore Esat Pashë Toptanit. “Express” citon për këtë Marko Djuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën, këshilltar edhe i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, sipas të cilit “Esat Pashë Toptani ka qenë mik dhe aleat i madh i serbëve i cili ushtrinë serbe, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, e ka mbrojtur nga bandat kaçake me xhandarë të vetët dhe i cili, duke përcjellë mbretin dhe qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut”.

Dëshmitari kyç i çështjes “Frroku”, ministri i Brendshëm: “Po hetojmë”. Aludime edhe për ish-zv. drejtorin e Policisë, Agron Kuliçaj

Postuar në 02 Tetor, 2014 06:45

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur sot në Kuvend edhe për daljen e emrit të dëshmitarit kyç në çështjen e Arben Frrokut. Tahiri ka kërkuar një lloj ndjese para Kuvendit, duke shtuar se çështja do të hetohet. “Duhet të pranoj para Kuvendit se kjo është një nga ato gjëra që nuk duhet të ndodhin. Nuk mund të them tani më shumë detaje lidhur me këtë çështje. Policia e Shtetit garanton sot informacionin dhe të dhënat për ata që bashkëpunojnë me policinë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme