Protestat në Hong-Kong, kërkohen të drejtat e premtuara. Pekini zyrtar: “Janë ilegale. Po vazhduan do të ketë pasoja të paimagjinueshme”

Postuar në 02 Tetor, 2014 12:08

Protestat në Hong-Kong nisën si reagim ndaj ambicies së Pekinit për të caktuar Guvernatorin  e ri jashtë procedurave të rregullta të votimit dhe përzgjedhjes së lirë dhe po përfundojnë në një përplasje mes dy vizioneve të ndryshme për administrimin e ishullit që dikur i përkiste Britanisë së Madhe. Kështu e përshkruan “Washington Post” situatën e cila për momenin po ngjan si tendosja e forcave. Protestuesit janë shtuar në numër, por po kështu ka bërë edhe Kina, që po vë në lëvizje aparatin represiv. Për më tepër që Pekini i konsideron protestat të paligjshme dhe në planin politik vlerësohet se i druhet çdo lloj koncesioni, pasi diçka e ngjashme mandej do të verifikohej edhe në pjesë të tjera të vendit. Me këtë rast mediat perëndimore raportojnë se ka kufizime të komunikimit në mediat sociale që janë kanali kryesor i mobilizimit në këto kohë. “WP” citon edhe një editorial të përditshmes “Populli”, organ shtetëror, që shkruante se demonstratat janë ilegale dhe shtonte kërcënueshëm se nëse ato vazhdojnë “pasojat do të jenë të paimagjinueshme”. Për të gjitha këto arsye nuk kanë munguar edhe krahasimet e gjendjes në Hong-Kong me ngjarjet e Tienanmenit në vitin 1989.

http://www.washingtonpost.com/world/china-warns-hong-kong-protesters-of-...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.