Romana Vlahutin, zyrtarisht në detyrën e ambasadores së Delegacionit të BE-së në Tiranë

Romana Vlahutin, diplomate kroate, është zyrtarizuar sot si drejtuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Presidenca njofton se ajo ka dorëzuar sot letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën. Vlahutin ka qenë këshiltare pranë Presidentit kroat për çështjet e Politikës së Jashtme. Ajo pason në këtë detyrë italianin Ettore Sequi.
s.z
Add new comment