KLSH-ja kallëzon administratorin e “Albpetorl-it”. Reagon kompania: “Dëmi, para 1 tetorit 2013. Presion nga Leskaj për arsye personale”

Kontroli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokuori për administratorin e kompanisë “Albpetrol” dhe disa drejtues të tjerë të saj. Arsyet janë për shkak se auditi i kryer ka konstatuar shkelje që kanë sjellë një dëm prej 9.5 milionë euro. "Dëmi ekonomik nga zbritje të gabuara në llogaritje është 9.5 milion Euro. .. Dëmi ekonomik vetëm nga abuzimi me kostot e transportit të naftës është 1,4 milion USD”, vlerëson KLSH-ja. Po kështu si shkelje është konstatuar edhe caktimi i çmimit të naftës në mënyrë arbitrare, shlyerjes së detyrimit direkt në burimin e naftës, funksionimit si agjent kompanish koncesionare, zbritja e holluesit nga detyrimi për naftën; shkeljet në Qendrën e Administrimit dhe Shitjes së Naftës dhe Gazit; në strukturat paralele që dublojnë Albpetrol Sh.a. si dhe probleme të mbartura ndër vite me Sindikatën e Naftës. “Albeptorl” ka reaguar përmes një deklarate ku i cilëson të gjitha presione dhe shantazhe të kreut të KLSH-së, Bujar Leksaj. Madje sipas kompanisë, dëmi në fjalë lidhet me periudhën para 1 tetorit 2013, kohë kur edhe ka ardhur administrata e re. Madje, sipas po kësaj deklarate, në kontrollin e muajit gusht 2013, është tentuar të fshihet ky fakt.
(Përditësuar)
s.z
Add new comment