Lirohet imami i Pejës, Enes Goga. Ky deklaron: “Kosova ka nevojë për qetësi. Sa të kemi frymë do të punojmë për fe dhe për atdhe”

Postuar në 02 Tetor, 2014 09:40

Imami Enes Goga është liruar dhe është kthyer në shtëpi në Pejë. Kjo pasi prokurori i çështjes, Haki Gecaj , ka kërkuat lirimin, ndonëse më parë kishtë kërkuar një muaj paraburgim. Goga është pritur nga disa njerëz në Pejë dhe me këtë rast ai u ka adresuar atyre një mesazh, që pasqyron një lloj reflektimi. “Falënderojmë Zotin që na mundësoi me dalë faqebardhë. Personalisht mendoj se padyshim imazhi ynë është dëmtuar, i familjes sonë, por edhe i institucionit ku unë punoj, i Bashkësisë Islame, por ndoshta edhe i shtetit. Megjithatë unë mendoj se edhe këtu ka diçka të mirë pasi le të ndahet shapi nga sheqeri dhe të mos ketë më dyshime për askënd, në këtë atdhe, në këtë nënqiell dhe të ndahen gjërat. Sjellja e njerëzve të shtetitt ka qenë më shumë se korrekte. Unë kam çdo lëvdatë për korrektiësinë e tyre, kërkoj të jeni të qetë. Falemnderit për mikpritjen, mirëpo Kosova ka nevojë për qetësi, sidomos këto ditë që ne të gjithë ne të gjithë jemi dëshmitarë se s’po munden të merren vesh krerët tonë, prandaj qetësia më së shumti i kontribuon vatanit tonë. Një gjë dua të garantoj se deri në pikën e fundit të frymës sonë do të jemi në shërbim të fesë dhe të atdheut”, tha Goga.

http://www.youtube.com/watch?v=3L9psE8bz6c#t=52

s.z

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

Ky me shumicen e hoxhallareve te tjere duhen derguar ne Arabine Saudite sepse mendojne dhe veprojne si beduine arabe dhe jo si njerez normal.

Submitted by a (not verified) on

hallall Imam Enesi

#FreeKosovaImams

Submitted by a (not verified) on

Vetem ne Kosove ndodh qe prokuroria i arreston e prokuroria i liron.

Ky sulm i inskenuar mbi klerin musliman eshte nje turp i madh per institucionet kosovare.

Turp Turp Turp.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.