Dëshmitari kyç i çështjes “Frroku”, ministri i Brendshëm: “Po hetojmë”. Aludime edhe për ish-zv. drejtorin e Policisë, Agron Kuliçaj

Postuar në 02 Tetor, 2014 06:45

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur sot në Kuvend edhe për daljen e emrit të dëshmitarit kyç në çështjen e Arben Frrokut. Tahiri ka kërkuar një lloj ndjese para Kuvendit, duke shtuar se çështja do të hetohet. “Duhet të pranoj para Kuvendit se kjo është një nga ato gjëra që nuk duhet të ndodhin. Nuk mund të them tani më shumë detaje lidhur me këtë çështje. Policia e Shtetit garanton sot informacionin dhe të dhënat për ata që bashkëpunojnë me policinë. Kjo nuk do të thotë që nuk do zbardhim edhe atë që ka ndodhur edhe për çështjen në fjalë.  Sepse është një çështje që e kanë një të shkuar, një pjesë të të cilës ia dimë të gjithë me ato fotot e gostive të kupolës së policisë, por do të zbardhet plotësisht edhe nga një hetim që ka nisur tashmë dhe që unë pres çdo detaj për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë përgjegjësi ligjore, përfshi edhe ata që njëherë e një kohë dolën nga aneksi i errët i politikës dhe sqetullës së Saliut për të drejtuar policinë drejt skutave më të errëta të krimit dhe që sot janë futur prap në politikë, me komitete, me kryesira e kështu me radhë. Por është më mirë t'ia lëmë hetimit ”- u shpreh Tahiri.  

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.