PD-ja mbështet ndihmën për qeverinë serbe dhe boshnjake. Bumçi: “Shpresojmë se shumica mund të bashkëpunojë po kaq edhe me PD-në”

Postuar në 02 Tetor, 2014 12:29

Partia Demokratike ka dalë sot me një qëndrim zyrtar lidhur  me vendimin e djeshëm të qeverisë për të ndihmuar qeverinë serbe dhe boshnjake për lehëstimin e pasojave nga përmbytjet. Aldo Bumçi ka vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare, por ka tërhequer vëmendjen te situata e krijuar në Bregun e Lumit në Tiranë. “Ne e mbështesim plotësisht këtë akt të qeverisë shqiptare e cila u gjendet pranë qytetarëve serbë dhe boshnjakë dhe me këtë akt solidarizimi jep dhe një mesazh të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal, për të tejkaluar paragjykime që mund të ekzistojnë. Por ndërkohë që qeveria me këtë akt solidarizimi ndaj qytetarëve serbë dhe boshnjakë, këtu në Tiranë në bregun e Lumit, në tetorin e vitit të kaluar, 470 shtëpi u përmbytën. Një komision qeveritar vlerësoi se dëmi ishte 92 milionë lekë të reja dhe qeveria nga tetori i vitit të kaluar ka akorduar vetëm 600 mijë lekë të reja. E kemi të vështirë të kuptojmë këtë sjellje. A mos vallë ngjyra blu e pushtetit vendor në Laprakë e ka penguar qeverisë që të shikojë hallet dhe demët e qytetarëve të Tiranës në breg të Lumit? Ne kemi nevojë jo për akte që nxisin urrejtjen, nxisin ndasitë, frymën e hakmarrjes, si dhe akte të tjera që kemi parë këto ditë. Kemi nevojë për akte që mbështesin njerëzit në nevojë, dhe nëse qeveria shqiptare arrin t’u japë mesazhe Sërbisë dhe qytetarëve serbë, shpreoj që të ketë vullnetin që këto ditë të marrë një akt në mbështetje të qytetarëve të Tiranës tek Bregu i Lumit dhe të tregojë se mund të bashkëpunojë edhe me Partinë Demokratike, të paktën po aq sa bën me vullnetin që tregon me qeverinë serbe”, tha Bumçi.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.