“Express” shkruan se Serbia do të përkujtojë Esat Pashë Toptanin. Drejtori i Zyrës për Kosovën, Djuriç: “Ka qenë mik dhe aleat i madh i serbëve”

Postuar në 02 Tetor, 2014 07:12

“Express” i Kosovës shkruan se Serbia, autoritetet e këtij vendi, kanë ndërmend që t’i kushtojnë një ceremoni përkujtimore Esat Pashë Toptanit. “Express” citon për këtë Marko Djuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën, këshilltar edhe i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, sipas të cilit “Esat Pashë Toptani ka qenë mik dhe aleat i madh i serbëve i cili ushtrinë serbe, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, e ka mbrojtur nga bandat kaçake me xhandarë të vetët dhe i cili, duke përcjellë mbretin dhe qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut”. Djuriç e ka sjellë këtë ilustrim duke theksuar para serbëve se jo çdo gjë ka qenë e zezë në historinë e marrëdhënieve mes dy kombeve. Më tej “Express” komenton nëse ky përkujtim do t’i paraprijë ose jo vizitës së Edi Ramës më 22 tetor në Beograd dhe sa mund të reflektohet një gjë e tillë në kuadër të kësaj vizite.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/serbia-perkujton-esat-pashe-toptanin-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.