Kritikë nga Gjermania: “Bashkëpunimi kundër bandave ka ngecje”. Kujtesë: BND-ja ka spiunuar Shqipërinë dhe “ne këtë nuk e kemi problem”

“Deutsche Welle” citon sot ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere, që të jetë shprehur se lidhjet e krimit në Shqipëri shkojnë deri tek aparati shtetëror. Ky konstatim, bashkë me faktin se bandat kriminale në Gjermnai komandohen nga Polonia, Lituania dhe Shqipëria. Mirëpo kur vjen pun ate Shqipëria, Maiziere thotë se “bashkëpunimi në këtë drejtim nuk funksionon ashtu si mendon Gjermania”. Gjithnjë për shkak të lidhjeve që ka krimi këtu me politikën dhe administratën. Ky pohim bie ndesh me fushatën e suksesit të qeverisë ndaj kultivimit të narkotikëve dhe me identifikimin e kësaj përpjekjeje si një nga kriteret e vlerëismit të Shqipërisë në momentin e dhënies së statusit të vendit kandidat. Por ajo që bën më shumë përshtypje në këtë pakënaqësi të ministrit gjerman, është fakti se ai i "shmanget" faktit të dalë në sipërfaqe pak kohë më parë, sipas të cilit BND-ja gjermane ka përgjuar Shqipërinë. Dhe më tej akoma, deklarimit të kryeministrit se “ne nga Gjermania nuk kemi çfarë të fshehim”. A ka vallë ndihmë më të madhe sesa kaq?
http://www.dw.de/gjermania-kritikon-shqipërinë-bashkëpunimi-kundër-bandave-ka-ngecje/a-17969952
s.z
Comments
Cfare titujsh bombastike qe
<p>Cfare titujsh bombastike qe postoni. Pse habiteni qe krimi ka lidhje me administraten shteterore? Familja mafioze Berisha kontrollon presidencen,prokurorine,gjykatat,shik.</p>
Add new comment