Energjia, Xhepa: “Rritja e çmimit e pamoralshme. Gjendja ka ardhur nga keqmenaxhimi. Nuk mund t’i faturohet qytetarëve”

Postuar në 02 Tetor, 2014 13:16

Selami Xhepa, ish-këshilltar për Ekonominë i ish-kryeministrit Sali Berishaka folur sot për temën e ndjeshme të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Xhepa është i mendimit se përderisa kostot për këtë sektor vijnë nga keqmenaxhimi i KESH-it, është e padrejtë që fatura t’i shkojë qytetarëve shqiptarë. “Kjo mungesë e mirëmenaxhimit të korporatës nuk mund t’i faturohet qytetarit shqiptar. Pra edhe sikur të ketë një bazë ekonomike nevoja për të rishikuar trafimin e energjisë elektrike, unë mendoj që mungon baza morale dhe një politike që i mungon baza morale është e vështirë që të ketë një bazë të shëndetëshme dhe të përqafohet nga pjesa më e madhe e popullsisë”, tha Xhepa. Para disa ditësh u bë e njohur se nga 140 milionë euro humbje vjetore në sektorin energjetik, gjysma e tyre, pra 80 milionë euro, vjen nga vjedhjet në rrjet. Dhe do të ishte me të vërtetë për të vënë duart në kokë, nëse teksa disa vjedhin kaq shumë, të tjerët të paguajnë edhe më tepër. Nuk dihet se cili është kuptimi i kësaj politike çmimesh? Pa folur mandej për amnistitë elektorale që bëhen me energjinë dhe detyrime të tjera, të cilat sa ndihmojnë, aq edhe e bëjnë atë pjesë të qyetarëve që paguajnë rregullisht që t’i “vënë gishtin” kokës.

http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=285328#k4

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.