Arkiv-Lajme
Ikën Rasmussen. Nis detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
NATO ka që nga sot sekretarin e ri të Përgjithshëm. Ky është Jens Stoltenberg, cili pason në këtë detyrë Rasmussen. Me marrjen e detyrës ai ka shpallur edhe tre prioritetet e tij: të mbaj NATO-në të fortë, të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit në vendet fqinje, duke bashkëpunuar me partnerët dhe të ruhet lidhja mes SHBA-së dhe Europës. Stoltenberg vjen në këtë detyrë pasi ka qenë dy herë kryeministër i Norvegjisë.
Hyn në fuqi ligji për ndarjen e re territoriale dhe ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
Sot ka hyrë në fuqi ligji i ri për ndarjen e re administrative–territoriale që e ndan vedin në 61 bashki dhe 12 qarqe. Ligji përcakton se konstituimi i organeve të reja të pushtetit vendor pas zgjedhjeve të vitit 2015, do të bëhet me këtë ndarje të re administrative. Po kështu sot është botuar në Fletoren Zyrtare ligji i ri për “Policinë e Shtetit” që parashikon ndër të tjera edhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që siç thuhet në një nga nenet e ligjit “do të merret me gjurmimin dhe hetimin e korrupsionit dhe veprimtarinë kriminale të lidhur me të”.
Rritet kreditimi për biznesin. 6.2 miliardë lekë më shumë vetëm në muajin gusht
“Top-Channel” raportonte sot se kreditimi për biznesin në vend është rritur për këtë 6-mujor. Kjo sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. “Vetëm në muajin gusht, stoku i huave në ekonomi u rrit me 6.2 miliardë lekë. Kjo ka bërë që për herë të parë nga viti 2012, kreditimi të rikthehet në territor pozitiv, përkatësisht 1.5 për qind më shumë se një vit më parë”, informon “TCH”.
Dekonspirimi i dëshmitarit në çështjen “Frroku”, Basha: “Dështim i shtetit. Kërkojmë ngritjen e një instrumenti që nxjerr jashtë Kuvendit të inkriminuarit”
Partia Demokratike ka reaguar sot përmes kryetarit të saj, Lulzim Basha, për çështjen e rëndë të dekonspirimit të dëshmitarit kyç në çështjen e vrasjes së komisarit të policisë, Dritan Lamaj. Lulzim Basha madje, i ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar të monitorojnë me kujdes situatën, që sipas tij, po dëshmon lidhjen e qeverisë me krimin. “Në media janë publikuar, emër, mbiemër dhe foto e dëshmitarit të mbrojtur. Ky komprometim është një skandal që kalon përmasat e çdo imagjinate. Edhe regjimet, edhe në shtetet më të dështuara, dëshmitari i drejtësisë mbrohet.
Ministria e Arsimit akordon 600 kuota studimi për shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja
Për të studiuar në universitetet publike të Shqipërisë, Ministria e Arsimit do t’u akordojë 600 kuotat shqiptarëve që jetojnë në rajon. Ministrja Lindita Nikolla në një deklaratë për shtyp ditën e mërkurë, ka shprehur mbështetjen e kësaj ministrie në lidhje me 600 kuotat e studimit, akorduar kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja.
Reagon Visho Ajazi: “Po dizinformohet opinioni për përgjimet e supozuara. Puna jonë është vlerësuar nga të gjithë partnerët”
Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, ka reaguar sot me një deklaratë të posaçme për shtyp, lidhur me akuzat e bëra publike në në media për përgjime të zyrtarëve apo deputetëve. Meqenëse SHISH, nuk para përfshihet në kësi gjërash, pra ka një profil shumë të ulët mediatik, po e japim të plotë deklaratën, për të shmangur çdo interpretim:
Problemi fetar nxjerr krye edhe në Turqi. Urdhri “Ismailaga” kritik për ndikimin në rritje të vahabizmit dhe rrymës shite, pra Arabisë dhe Iranit në Turqi
Duket se diçka po ndodh me botën islame, diçka që lidhet me idetë dhe komunikimin e brendshëm të saj. I tillë që po synon të prishë disa ekulibra shumë të vjetër. Rrëzimi i ekipeve drejtuese të nacionalizmit arab, që bashkëjetonte me religjionin, por e kufizonte atë, ishte një hap. Lufta në Siri dhe shpërthimi i Shtetit Islamik, i ka dhënë një kredo të re botës myslimane, që po vetëreferohet te vahabizmi i ISIS-it, por edhe te drejtimi shit që ka qendrën në Iran. Problemi është i tillë, saqë ka nxjerrë krye edhe në një vend si Turqia.
Ndryshohen prokurorët që hetonin deputetët e përfshirë në konflikt. Artur Selmani dhe Alma Muça, komandohen në detyra të tjera
Dy prokurorët që kanë hetuar deputetët e përfshirë në konfliktin e fundit si dhe deputetin Astrit Veliaj, janë lëvizur nga detyra e tyre. “Ora-News” njofton se Artur Selmani është komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, kurse Alma Muça është transferuar në Drejtorië e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Do të jetë prokurori Adnand Xholi që do të ndjekë çështjen e dhe deputetëve të përfshirë në konflikt, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka në Gjykatën e Lartë.
Feja e shqiptarit duhet të jetë shqiptaria; në mos ...
Historia i ngjan një gruaje. Nëse ti takohesh njëherë me të, do të duash ta shohësh sërish. Bill O’Reilly, historian dhe gazetar, një nga figurat më aktive të medias në SHBA, shprehej kështu teksa shpjegonte librin “Kultura e luftës”. Ai ishte i bindur se kjo grishje sa e ëmbël aq edhe torturuese nuk do të ikte asnjëherë prej trupit të tij.
Dy kandidatë për ambasadorë në senacë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Sami Shiba caktuar për në Arabinë Saudite dhe Arben Gazioni për në Rusi
Dy kandidatë për ambasadorë në senacë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Sami Shiba caktuar për në Arabinë Saudite dhe Arben Gazioni për në Rusi
Komisioni Parlamentar i Marrëdhënieve me Jahstë është duke zhvilluar një seancë dëgjimore me dy kandidatë për ambasadorë. Bëhet fjalë për Sami Shibën, propozuar për ambasador në Arabinë Saudite dhe Arben Gazionin për në Rusi. Kjo seancë vjen pasi seanca e para disa kohëve solli rrëzimin e një kandidati për në Katar, si pasojë e vërejtjeve të anëtarit të Komisionit Gramoz Ruçi, për mosplotësim kriteresh.
s.z