Reagon Visho Ajazi: “Po dizinformohet opinioni për përgjimet e supozuara. Puna jonë është vlerësuar nga të gjithë partnerët”

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, ka reaguar sot me një deklaratë të posaçme për shtyp, lidhur me akuzat e bëra publike në në media për përgjime të zyrtarëve apo deputetëve. Meqenëse SHISH, nuk para përfshihet në kësi gjërash, pra ka një profil shumë të ulët mediatik, po e japim të plotë deklaratën, për të shmangur çdo interpretim:
“Ditët e fundit Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) edhe një herë tjetër është vënë në shënjestër të goditjeve të mediave të ndryshme, përmes deklarimit të të pavërtetave lidhur me aktivitetin e tij ligjor. Duke sqaruar se SHISH nuk e ka në natyrën e punës së tij të bëjë publike veprimtarinë e vet, për hir të së vërtetës dhe mbrojtjes së punës së tij, na lejoni t'i bëjmë me dije gjithë opinionit publik shqiptar se institucioni ynë ka vepruar, vepron dhe do të veprojë gjithmonë vetëm në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet normative që rregullojnë këtë veprimtari. Janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH, në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshëm apo ndonjë qytetar tjetër. Është shumë e qartë se ata persona që servirin këto lloj informacionesh në media, dhe për fat të keq edhe botohen pa marrë asnjë masë verifikuese, kanë qëllimin e mbrapshtë që ta denigrojnë këtë agjenci të rëndësishme të sigurisë kombëtare, ta pengojnë dhe shkurajojnë në punën e saj aq të dobishme dhe të vështirë. Ju sigurojmë se kemi kaluar situata shumë më të vështira se sa situatën e stisur me këto të pavërteta, por ne thjesht i kemi injoruar të gjitha ato përpjekje të cilat kanë patur si qëllim përbaltjen e veprimtarisë sonë. Përmes këtij komunikimi, e sigurojmë publikun shqiptar se veprimtaria e SHISH, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, në këta dy vjet, është vlerësuar mjaft pozitivisht si nga institucione të shtetit shqiptar, ashtu edhe nga shërbime partnere strategjike. Jemi krenarë t'ju informojmë se, në rendin e këtyre vlerësimeve, për suksesin e vizitës së Papa Franceskut, në mes të institucioneve të tjera, edhe SHISH mori falenderime të veçanta nga Shenjtëria e Tij. Duke qenë të ndërgjegjshëm se ka shumë për të bërë në drejtim të rritjes së profesionalizmit në SHISH, ne po punojmë me vetmohim dhe jemi në krye të punëve tona për t’i shërbyer vendit në këto kohë të vështira për sigurinë kombëtare dhe asaj globale, e cila rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar, ku Shqipëria, dhe SHISH në veçanti, janë të angazhuara në vijën e parë të kësaj lufte”.
PS: Këtu do nënvizuar se një nga personat që ka kritikuar cilësinë e punës së SHISH, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, që në diskutimin e fundit në “Opinion” nuk mungoi që ta quante shërbimin sekret “të lodhur”. Çka, në dritën e deklaratës së mësipërme, flet qartë për një “luftë” mes të dyja institucioneve.
s.z
Comments
Sa e bukur thenia e Vishos:
<p>Sa e bukur thenia e Vishos: "ne kemi marre falenderime nga shenjteria e tij" - mos i duket gje sikur Papa edhe mund ti thoshte: "turp te keni"; Papa u soll ne menyre korrekte - ai svlereson se ke gje ke bere mire e ke jo!</p>
Add new comment