Ndryshohen prokurorët që hetonin deputetët e përfshirë në konflikt. Artur Selmani dhe Alma Muça, komandohen në detyra të tjera

Dy prokurorët që kanë hetuar deputetët e përfshirë në konfliktin e fundit si dhe deputetin Astrit Veliaj, janë lëvizur nga detyra e tyre. “Ora-News” njofton se Artur Selmani është komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, kurse Alma Muça është transferuar në Drejtorië e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Do të jetë prokurori Adnand Xholi që do të ndjekë çështjen e dhe deputetëve të përfshirë në konflikt, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka në Gjykatën e Lartë. Sipas njoftimit në fjalë, lëvizjet janë bërë me motivacionin se dy prokurorët kanë patur ngarkesë në punë.
s.z
Add new comment