Hyn në fuqi ligji për ndarjen e re territoriale dhe ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”

Postuar në 01 Tetor, 2014 10:11

Sot ka hyrë në fuqi ligji i ri për ndarjen e re administrative–territoriale që e ndan vedin në 61 bashki dhe 12 qarqe. Ligji përcakton se konstituimi i organeve të reja të pushtetit vendor pas zgjedhjeve të vitit 2015, do të bëhet me këtë ndarje të re administrative. Po kështu sot është botuar në Fletoren Zyrtare ligji i ri për “Policinë e Shtetit” që parashikon ndër të tjera edhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që siç thuhet në një nga nenet e ligjit “do të merret me gjurmimin dhe hetimin e korrupsionit dhe veprimtarinë kriminale të lidhur me të”. Titullari do të emërohet nga ministri i Brendshëm, por ligji hyn në fuqi pas gjashtë muajsh. Një tjetër ligj shumë i rëndësishëm është ai “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i cili rregullon çështjet që kanë të bëjnë me ndërtimet dhe planifikimin e territorit.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.