Rritet kreditimi për biznesin. 6.2 miliardë lekë më shumë vetëm në muajin gusht

Postuar në 01 Tetor, 2014 09:19

“Top-Channel” raportonte sot se kreditimi për biznesin në vend është rritur për këtë 6-mujor. Kjo sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. “Vetëm në muajin gusht, stoku i huave në ekonomi u rrit me 6.2 miliardë lekë. Kjo ka bërë që për herë të parë nga viti 2012, kreditimi të rikthehet në territor pozitiv, përkatësisht 1.5 për qind më shumë se një vit më parë”, informon “TCH”. Rritja e kreditimit vjen për të katërtin muaj radhazi, duke shprehur kështu një dalje nga kriza e nisur në vitin 2012 kur “bankat e huaja të diktuara edhe nga rregullat e Bashkimit Europian filluan të ulnin me shpejtësi ekspozimin në ekonominë shqiptare”.

http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=285234#k4

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.